LAJMI I FUNDIT:

Emrat e 12 ambasadorëve që ishin emëruar politikisht e që pritet të zëvendësohen nga të rinj

Emrat e 12 ambasadorëve që ishin emëruar politikisht e që pritet të zëvendësohen nga të rinj

Me propozimin që ka bërë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet që të merr vendim që të lirojë nga detyra të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të cilët janë të emëruar politikisht.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë thënë për Telegrafin, se propozimin për lirim nga detyra të ambasadorëve politikë e kanë përcjellë gjatë kësaj jave tek presidentja. Ndërsa, gjatë ditës së sotme ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla do të jap detaje të reja rreth këtij propozimi.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Emrat e 12 ambasadorëve që kanë qenë të emëruar politikisht, e që pritet të lirohen nga detyra:

1. Beqë Cufaj – Gjermani

2. Nait Hasani – Shqipëri

3. Arbër Vllahiu – Çeki

4. Lirim Grejqevci – Holandë

5. Shpend Kallaba – Hungari

6. Gezim Kasapolli – Kroaci

7. Avni Kastrati – Slloveni

8. Gjergj Dedaj – Maqedonia e Veriut

9. Hajdin Abazi – Australi

10. Ylber Hysa – Mali i Zi 

11. Avni Arifi – Emiratet e Bashkuara Arabe

12. Amir Ahmeti – Katar

Reagimet pas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Disaporës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me shkarkimin e ambasadorëve nga presidentja, Vjosa Osmani, në iniciativë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky vendim është i papjekur politikisht dhe do të ketë ndikime negative në politikën e jashtme të Kosovës.

“Vendimi i sotëm i presidentes së Kosovës, me nismën e Ministres së Jashtme, për lirimin nga detyra të një numri ambasadorësh të Kosovës është i paprecedent dhe i papjekur politikisht që do të ketë ndikime negative në politikën e jashtme të Kosovës. Largimi i paparalajmëruar i Ambasadorëve të Kosovës, në mes të detyrës, në një periudhë të sfidave për shtetësinë e Kosovës e dobëson pozitën e saj dhe e dëmton angazhimin në ndërtimin e partneritet serioz me shtetet pritëse”, kishte deklaruar Haradinaj.

Ramush Haradinaj

Edhe kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas propozimit që Ministria e Punëve të Jashtme i ka bërë presidentes Vjosa Osmani, që të lirojë nga detyra të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të cilët janë të emëruar politikisht.

Hoxhaj në një reagim të bërë ka thënë se me vendimin që ka marrë Qeveria Kurti, ka suspenduar politikën e jashtme.

“Qeveria Kurti, me veprimin e djeshëm për kthimin e ambasadorëve me ‘çelës politik’, e ka suspenduar Politikën e Jashtme. Në 23 misione diplomatike, Republika e Kosovës nuk ka ambasadorë. Kjo përbën skandalin më të madh në Politikën e Jashtme të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj në reagimin e bërë në Facebook.

Enver Hoxhaj

Ndërkaq, diplomati Gjergj Dedaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se ajo ka filluar një grushtet.

“Në fakt, presidentja e kontrabanduar Lenka Çuko, respektivisht Vjosa Osmani, mund të merr vendime arbitrare, joligjore antikueshtetuese, johumanitare mbi baza të ndryshme të hakmarrjeve tendendicoze politike. Në një mënyrë të shantazhuar me uzurpime në krye të shtetit, ajo ka filluar një grushtshtet, një gulgotë dhe një diskriminim mund të them ndaj meje dhe një krim të paparë”, ka deklaruar ai në një televizion.

Gjergj Dedaj

Kurse, Qëndrim Gashi ka konfirmuar se tashmë është liruar nga detyra e ambasadorit në Francë.

“Pas kërkesës sime të bërë në dhjetor të vitit të kaluar, sot kam pranuar dekretin e Presidentes për mbarimin e misionit tim në Paris. T’i shërbesh vendit si ambasador është privilegj. T’i shërbesh vendit me përkushtim, është obligim. Përfaqësimi i Kosovës në Francë, si dhe në Andorë e Monako, e për një kohë edhe në Portugali, ka qenë nder i jashtëzakonshëm për mua. Gjatë kësaj periudhe i kam mbrojtur interesat e vendit tonë dhe jam përpjekur t’i avancoj raportet e shkëlqyeshme me shtetet ku kam qenë i akredituar, në veçanti me Francën. Raporti ynë me Francën është esencial për të ardhmen tonë evropiane”, kishte pohuar Gashi.

Qëndrim Gashi

Sipas ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, së paku pesëdhjetë për qind të emërimeve të Ambasadorëve dhe Shefave të Misioneve duhet të bëhet nga anëtarët në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Pjesa tjetër e të emëruarve mund të jenë të emëruar politikë.

“Të emëruarit në pozitën e Ambasadorit dhe Shefit të Misionit që nuk janë anëtarë në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës shërbejnë vetëm për një mandat, dhe pas përfundimit të këtij mandati, nuk konsiderohen pjesë e Shërbimit të Jashtëm”, thuhet në ligj.

Në rast se presidentja Osmani miraton propozimin e MPJ-së, procedurat ligjore për emërimin e ambasadorëve të rinj marrin kohë. Pas propozimit të Ministrisë së Jashtme, që bëhet në koordinim me kryeministrin, emrat për ambasadorë dërgohen në Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës. Ky komision pastaj i dërgon emrat në Presidencë, ku pason dekretimi nga ana e presidentit të Republikës. Por, procedura nuk përfundon me kaq. Shteti pranues duhet të japë pëlqimin për ambasadorin e ri, procedurë kjo që mund të marrë disa muaj kohë.
Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka hapur misione diplomatike në të gjitha kontinentet.

Sidoqoftë, Ministria e Jashtme ka qenë shpesh cak i kritikave të shumta, pas raportimeve për emërime në poste diplomatike të familjarëve të personave të angazhuar në politikë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori