LAJMI I FUNDIT:

Emiri i Katarit: Ne jemi përkrah refugjatëve dhe viktimave të kësaj lufte të padrejtë në Ukrainë

Emiri i Katarit: Ne jemi përkrah refugjatëve dhe viktimave të kësaj lufte të padrejtë në Ukrainë

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani tha se vendi i tij qëndron me miliona refugjatë të luftës “së padrejtë” në Ukrainë.

Duke folur në hapjen e Forumit të Dohas, Sheikh Tamim tha se Katari gjithashtu qëndron kundër çdo agresioni ndaj kombeve sovrane.


“Ne qëndrojmë në solidaritet me miliona njerëz të pafajshëm dhe refugjatë që janë viktima të kësaj lufte të padrejtë dhe të llogaritjeve gjeopolitike”, tha ai.

Katari, një nga furnizuesit kryesorë në botë të gazit natyror të lëngshëm (LNG), është vënë në qendër të vëmendjes ndërsa shtetet evropiane nxitojnë të gjejnë alternativa ndaj gazit rus që ka fuqizuar ekonomitë e tyre për dekada, ndërkohë që Moska po vazhdon me luftën e saj brutale në Ukrainë.

Bashkimi Evropian varet nga Rusia për rreth 40 për qind e gazit natyror. Këtë javë, ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck u largua nga kryeqyteti i Katarit, Doha, me një mirëkuptim që Katari ta furnizonte atë me gaz. Gjermania aktualisht nuk ka terminale për të marrë dërgesa të drejtpërdrejta të LNG nga Katari, por planifikon të ndërtojë dy. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Evropa
Zelensky nënshkruan dy ligje të reja rreth shërbimit ushtarak

Zelensky nënshkruan dy ligje të reja rreth shërbimit ushtarak

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori