LAJMI I FUNDIT:

Emiratet e Bashkuara Arabe investojnë 10 miliardë dollarë në Turqi

Emiratet e Bashkuara Arabe investojnë 10 miliardë dollarë në Turqi

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndarë një fond prej 10 miliardë dollarësh për të investuar në Turqi, tha në një deklaratë të mërkurën vonë, kryetari i Holding Abu Dhabi Development, Mohammed Hassan Al Suwaidi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më herët në të njëjtën ditë, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi gjatë vizitës së Princit të Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan në Ankara.


Sheikh Mohammed mbërriti në kryeqytetin turk Ankara me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Vizita e princit të kurorës është e para e tij në Turqi që nga viti 2012 dhe takimi i parë i nivelit të lartë midis Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqisë në vitet e fundit.

Siç bëhet e ditur më tej, aty u nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në fusha të shumta, përfshirë tregtinë, energjinë dhe mjedisin, si dhe marrëveshje që mbulojnë investimet direkte në Turqi.

Vizita e princit të kurorës së Emirateve, i parë si lideri de fakto dhe forca pas politikës së jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, ishte udhëtimi i tij i parë zyrtar në Turqi që nga viti 2012 dhe vizita e nivelit më të lartë nga një zyrtar i Emirateve që kur marrëdhëniet ranë në nivele të ulëta pasi vendet kanë luftuar për ndikimin rajonal dhe kanë mbështetur palët kundërshtare në konflikte.

Vëllai i princit të kurorës, këshilltari i sigurisë kombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe, Tahnoun bin Zayed Al Nahyan, vizitoi Turqinë në gusht si hapi i parë i madh drejt përmirësimit të marrëdhënieve të tensionuara.

Një deklaratë nga zyra e presidentit turk tha se të dy liderët do të diskutojnë lidhjet dypalëshe si dhe hapat që mund të ndërmerren për të zgjeruar bashkëpunimin. Ata gjithashtu do të shkëmbenin mendime mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Zyrtarët turq e përshkruan vizitën e MBZ si “fillimin e një epoke të re” pas viteve të armiqësisë pasi Ankaraja fajësoi Emiratet e Bashkuara Arabe për financimin e puçistëve të vitit 2016 në Turqi dhe minimin e interesave turke në Libi. /Telegrafi/