Eminem: Alkooli dhe substancat ma shtuan peshën

Medikamentet dhe alkooli dikur kanë qenë një problem serioz për Eminemin. Në një intervistë të dhënë së fundmi ai ka kujtuar të kaluarën e errët, duke treguar se peshonte rreth 104 kg.
Në një intervistë për revistën “Men’s Journal”, reperi i famshëm amerikan ka treguar se si ia doli të binte në peshë dhe të bëhej një njeri i shëndetshëm.
“Në 2007-ën u shtrova në spital për shkak të një overdoze me ilaçe. Në atë kohë peshoja rreth 104 kilogramë”, deklaroi 42 vjeçari.
“Ilaçet që merrja prej vitesh, linin një gropë në stomak dhe për të evituar dhimbjet haja gjatë gjithë kohës”, tha ai.
Reperi rrëfen se ra rreth 36 kg duke vrapuar dhe duke hequr dorë nga ilaçet.
“Zgjohesha në mëngjes dhe përpara se të shkoja për në studio vrapoja rreth një orë në ditë, të njëjtën gjë e bëja edhe kur kthehesha në shtëpi”, ka thënë Eminem.




















































