LAJMI I FUNDIT:

Emina Çunmulaj sjell të plotë setin fotografik ku shfaqet shtatzënë dhe me veshje kombëtare

Emina Çunmulaj sjell të plotë setin fotografik ku shfaqet shtatzënë dhe me veshje kombëtare

Modelja e njohur Emina Çunmulaj javë më parë solli një fotografi shumë të veçantë në rrjetin social Instagram.

Ajo shfaqej e veshur me rroba kombëtare pranë vajzës së saj në këtë set kaq të veçantë, të realizuar në studion e fotografit të njohur Artan Korenica.


Këtë herë, Çunmulaj ka vendosur të ndajë me fansat të gjithë fotografitë e plota të setit të saj më të fundit.

Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Modelja duket bukur dhe tërheqëse në veshje kombëtare, gjersa buzëqeshja në fytyrën e saj nuk mungon.

Në këtë fotoseion, ajo shoqërohet nga vajza e saj e vogël, Ella Faria, ndërsa nuk heziton të vërë në pah edhe barkun e rrumbullakosur.

Brenda pak muajve, Çunmulaj pritet të bëhet së shpejti nënë për herë të dytë. /Telegrafi/