LAJMI I FUNDIT:

Emily Ratajkowski përfundimisht ndahet nga bashkëshorti pas katër vitesh – shkak tradhtia e vazhdueshme

Emily Ratajkowski përfundimisht ndahet nga bashkëshorti pas katër vitesh – shkak tradhtia e vazhdueshme

Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard janë ndarë pas katër vitesh mes pretendimeve se Sebastian është një ‘tradhtar permanent’.

Modelja 31 vjeçe, thuhet se mori vendimin të linte bashkëshortin e saj producent filmash, 41 vjeç, pas pretendimeve për pabesinë e tij, por thuhet se po e përballon mirë.


Një burim i afërt me yllin e konfirmoi lajmin për Revistën People dhe tha se Emily po fokusohet në të qenit një mama e përkushtuar e djalit të saj 16 muajsh, shkruan DailyMail.

Burimi tha: “Ata u ndanë së fundmi. Ishte vendimi i Emit. Ajo po shkon mirë. Ajo është e fortë dhe e fokusuar te djali i saj. Ajo pëlqen të jetë një nënë e përkushtuar”.

Burimi i paidentifikuar gjithashtu tha se Ratajkowski planifikon të bëjë kërkesë për divorc, por dokumentet ende nuk janë paraqitur.

Ndarja e tyre vjen pasi një burim i tha Page Six të premten se Sebastian është një ‘tradhtar permanent’, duke thënë: “Po, ai tradhtoi. Ai është një tradhtar. Është e shpifur. Ai është një qen”.

Aktorja e komedisë dhe influencuesja e rrjeteve sociale, Claudia Oshry, gjithashtu foli për situatën në episodin e së enjtes në podkastin “The Morning Toast”, në të cilin ajo pretendoi se tradhtia e Bear-McClard ishte një sekret i hapur dhe konfirmoi se Ratajkowski synon të divorcohet prej tij.

“Dihet se burri i saj e ka tradhtuar dhe ata po bëjnë kërkesë për divorc”, tha Oshry, duke shtuar se kur çifti konfirmon zyrtarisht ndarjen e tyre, nuk duhet të jetë e papritur për askënd.

As Ratajkowski dhe as bashkëshorti i saj nuk kanë bërë asnjë koment publik në lidhje me statusin e martesës së tyre deri më tani.

DailyMail ka kontaktuar përfaqësuesit për media të Ratajkowskit dhe Bear-McClard për të marrë komente, por ata nuk iu janë përgjigjur.

Emily dhe Sebastian u panë së bashku për herë të fundit në mes të qershorit, ndërsa ishin me pushime në Itali, ku dukeshin në humor të mirë teksa pushonin së bashku në plazhin e Porto Ercole.

Çifti ishte gjithashtu ndër të ftuarit e shumtë të famshëm në dasmën e Ari Emanuel me Sarah Staudinger në St. Tropez në fund të majit.

Gjithçka dukej mirë, ata madje u panë bashkë më 23 maj në Nice përpara Festivalit të Filmit në Kanë. Ratajkowski madje u fotografua nga paparacët duke rregulluar me dashuri dhe kujdes syzet e diellit të Sebastianit ndërsa ishin në aeroport.

Por ditët e fundit, Ratajkowski është parë pa unazën e martesës.

Ajo për herë të parë nxiti thashethemet për ndarje të enjten e kaluar, kur u pa duke shkuar për një shëtitje në New York me djalin e çiftit dhe nuk e mbante unazën e martesës në gishtat e saj.

Ratajkowski më pas u pa përsëri pa unazën e saj të martesës të premten, ku u pa për një shëtitje në New York.

Themeluesja e markës “Inamorata” dhe Sebastian fillimisht nisën lidhjen në ditën e Shën Valentinit në vitin 2018, dhe vetëm disa javë më vonë, ata u martuan gjatë një ceremonie civile në New York më 23 shkurt 2018, me vetëm disa miq si dëshmitarë.

“Kam një surprizë”, shkroi aso kohe Ratajkowski në Instagram. “Unë u martova sot”, kishte shkruar ajo më tej.

Postimi përfshinte një seri fotografish të saj me bashkëshortin e saj të ri, duke përfshirë një ku ai mund të shihej duke e puthur faqen e saj dhe duke vënë dy unaza ari që shkruanin ‘EM’ dhe ‘RATA’.

“Emily mbështeti kokën mbi supin e tij dhe dukej vërtet e lumtur”, tha burimi i paidentifikuar.

Një tjetër burim i paidentifikuar më vonë tha për US Magazine në mars të vitit 2018 se ata e kishin njohur njëri-tjetrin ‘për vite’ përpara se të fillonin të takoheshin.

Bear-McClard njihet më së shumti për prodhimin e disa filmave me regji nga vëllezërit Benny dhe Josh Safdie, duke përfshirë “Heaven Knows What”, filmin e zhanrit krim me protagonist Robert Pattinson, “Good Time” dhe thrillerin e vlerësuar mirë nga kritikët “Uncut Gems” të Adam Sandler. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë

Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Kalo në kategori