LAJMI I FUNDIT:

Ema Uka tregon se si u largua nga Kosova dhe pse zgjodhi New Yorkun si vendbanim të përhershëm

Ema Uka tregon se si u largua nga Kosova dhe pse zgjodhi New Yorkun si vendbanim të përhershëm
Foto: Ema Uka/Instagram

Aktorja e njohur shqiptare, Ema Uka, ka tash e sa vite që është larguar nga Kosova.

Ajo ndërtoi një karrierë prej një aktoreje mjaft të suksesshme në vendin e saj, veçanërisht për rolin e saj shumë të pëlqyer të studentes ‘Lyra’ në hit-serialin komik “O Sa Mirë”.


Megjithatë, vëmendja dhe aktiviteti i saj u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku fillimisht shkoi si turiste dhe më pas përfundoi duke u bërë banore e përhershme.

Foto: Ema Uka/Instagram

“Largimi nga Kosova nuk ka qenë vendim i vështirë meqenëse nuk ka qenë e planifikuar. Mund të them që ka ndodhur spontanisht. Në New York unë fillimisht erdha si turiste dhe menjëherë rash në dashuri me energjinë dhe mundësitë që ka ky vend. Në kohën që kam lënë Kosovën, personalisht kam ndjerë që kam arritur të gjitha synimet e mia profesionale dhe kreative për moshën që kisha. Po ashtu unë jam tip që e sfidoj veten dhe mendoj që New Yorku është vendi i duhur për këtë gjë”, ka thënë Ema në një intervistë të fundit për Telegrafin.

Ema Uka - 'Lyra' e dikurshme që ra në dashuri me New Yorkun: Si përfundova në pasarelat e modës dhe kur do t'i kthehem aktrimit
Lexo po ashtu Ema Uka - 'Lyra' e dikurshme që ra në dashuri me New Yorkun: Si përfundova në pasarelat e modës dhe kur do t'i kthehem aktrimit

Ajo në ShBA i është përkushtuar më shumë modës, duke u bërë pjesë e eventeve me rëndësi të lartë në këtë industri si paraqitja në Javën e Modës në New York, gjersa së fundmi ka pozuar edhe për kopertinën e revistës së famshme, “Harper’s Bazaar”.

Ema Uka në kopertinën e “Harper’s Bazaar” (Foto: Nestor Correa)

Për Telegrafin, aktorja dhe modelja Uka tha se ka pasur fatin të punojë me njerëz profesionistë dhe se është më afër se kurrë për t’i arritur qëllimet e saj.

“Kam qenë me fat që nga fillimi sepse kam bashkëpunuar me persona të duhur dhe kjo e ka bërë rrugëtimin tim si modele më të lehtë. Tashmë jam pjesë e disa agjencioneve të modelingut këtu në New York. Jam e kënaqur por normalisht, pres nga vetja të arrij edhe më shumë. Mund të them jam shumë afër asaj çfarë kam për synim në fushën profesionale si modele”, tha ajo.

Foto: Ema Uka/Instagram

Por pavarësisht përkushtimit në modeling, e njëjta pranoi se anash nuk e ka lënë as aktrimin dhe se fansat do të kenë mundësinë që shumë shpejt ta shohin në një projekt kinematografik ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Kalo në kategori