LAJMI I FUNDIT:

Elvir Gashijani, djaloshi që po bën ëndrrat realitet në futbollin e Kosovës

Elvir Gashijani, djaloshi që po bën ëndrrat realitet në futbollin e Kosovës

Sulmuesi i krahut, Elvir Gashijani, këtë vit ka qenë temë e diskutimit shpesh herë në studiot televizive, fillimisht për kalimin e tij te Llapi në moshë të re, po edhe për paraqitjet fantastike me Përfaqësuesen e Kosovës U19.

Një djalosh me fjalë pak, pasi fjalën e vërtet e thotë në fushën e lojës, aty ku ,e driblimet dhe shpejtësinë e tij ka fituar zemrat e të gjithëve.


Djaloshi që vjen nga Mitrovica dhe nga 2 Korriku kaloi te Llapi, në një intervistë për Telegrafin, thotë se është shumë i lumtur në këtë klub, pasi e kanë pritur shumë mirë.

“Po te Llapi më kanë pritur shumë mirë si trajnerët ashtu edhe bashkëlojtarët. Po ndihem shumë mirë dhe po kënaqem çdo ditë e më shumë këtu pasi kemi atmosferë shumë pozitive brenda ekipit”, deklaroi Gashijan për Telegafin.

Ai është i kënaqur me debutimin në Superligën e Kosovës, ku me 17 vjet, ka zhvilluar 12 ndeshje dhe ka shënuar një gol.

“Po si një futbollist i ri dhe pa eksperiencë në Superligë, kur më është dhënë mundësia jam ndjerë më mirë se asnjëherë më parë. Gradualisht kam marrë minuta dhe kjo më ka ndihmuar të luaj më lirshëm. Për këtë dua t’i falënderohem trajnerit Tahir Batatina dhe shtabit teknik për përkrahjen, motivimin dhe hapësirën që më kanë dhënë që unë të jem pjesë e ekipit të parë të Llapit”, nënvizoi Gashijani.

Edhe pse me vetëm 17 vjet, ai ka fituar besimin e përzgjidhet Adil Maliqi, i cili e ka ftuar te Kosova U19, ku arriti të jetë lojtari më i dalluar në Main Round, ku shënoi dy goal dhe fitoi edhe penallti.

“Po ftesa e Kosovës U19 më ka gëzuar tej mase dhe më ka motivuar shumë andaj edhe kam pasur paraqitje shumë të mira. Kemi pasur mbështetjen maksimale të përzgjedhësit Adil Maliqi i cili na ka motivuar para çdo ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme. Grupi i lojtarëve ka qenë fantastik dhe ne vetëm se kemi bërë detyrën dhe kemi përfaqësuar Kosovën ashtu siç i ka hije”.

“Te Kosova U19 presim angazhim maksimal dhe dëshirë për të fituar çdo ndeshje. Tek Kosova U19 kemi atmosferë shumë të mirë dhe jemi të bashkuar me njëri-tjetrin që do të na ndihmoj shumë në ndeshjet e Elite Round”, deklaroi këmbëshpejti.

Elviri thotë se ëndrra e tij është të luajë jashtë vendit, nuk ka rëndësi emri i klubit, por vazhdon t’i besojë rritjes së tij graduale.

“Për mua nuk ka rëndësi klubi, rëndësi ka të transferohem jashtë dhe të tregoj cilësitë e mia. Por mendoj që gradualisht të bëj hapat e duhur në karrierë dhe së shpejti të luaj për ndonjë klub të madh evropian”, përfundoi talenti i madh i futbollit kosovar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori