LAJMI I FUNDIT:

Elvana Shala: Nepali i gatshëm t’i fillojë negociatat për njohje të shtetësisë së Kosovës

Elvana Shala: Nepali i gatshëm t’i fillojë negociatat për njohje të shtetësisë së Kosovës

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala ka raportuar sot para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, për punën e saj në periudhën gusht 2020 – dhjetor 2021, me fokus të veçantë vizitën e saj të fundit në Nepal

Ajo ka paraqitur në detaje aktivitetet dhe vizitat e saj zyrtare në arenën ndërkombëtare, derisa gjerësisht ka folur për takimet e zhvilluara me Qeverinë e Nepalit rreth fillimit të negociatave për njohje të shtetësisë së Kosovës nga Nepali.


Ajo ka theksuar se në takimin me zyrtar dhe ministra të Qeverisë së Nepalit me theks të veçantë Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë z. Devandra Paudel e ka njoftuar me progresin që ka bërë Kosova në fushën e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe kulturës, sukseset e të rinjve tonë kudo në botë dhe gatishmërinë e vendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike. Atij i ka shpalosur edhe disa argumente pse duhet njohur shtetësia e Kosovës nga Nepali si dhe i ka kërkuar fillimin e negociatave me qeverinë për njohjen e Republikës së Kosovës. Tutje ka potencuar se Ministri Paudel e ka vlerësuar lartë punën e saj në cilësinë e Ambasadores dhe e ka uruar për çmimin e pranuar nga Nepali dhe ka kërkuar që të ketë një vizitë zyrtare bilaterale Kosovë – Nepal si dhe ka shprehur dëshirën e plotë për të filluar punën rreth njohjes së shtetësisë së Kosovës. Takimi im me ministrin Paudel ishte është bërë në koordinim të plotë edhe me Ambasadorin e Kosovës në Bangladesh z. Guner Uraya.

Në lidhje me këtë çështje ajo ka kërkuar nga komisioni që të kenë një bashkëpunim të ngushtë dhe t’i bëjnë thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës që mos ta injoroj këtë çështje dhe ta shtyjë përpara.

Përveç kësaj, gjatë raportimit në komision, Ambasadorja Shala ka kërkuar që të formohet një grup monitorues që do të mbikëqyrej zbatimin e ligjit mbi punësimin e personave me nevoja të veçanta, marrë parasysh faktin se ajo kishte marrë ankesa të shumta në lidhje me mos-zbatimin e këtij ligji. Ajo kërkoj që ky grup monitorues të përbëhet nga akterë vendor dhe ndërkombëtar të paanshëm në këtë proces dhe të jenë në mbikëqyrje të secilit institucion publik deri në zbatimin e plotë të ligjit, si një nga ligjet që më së paku gjen zbatim në vendin tonë.

Në fund, në debatin e zhvilluar me anëtarët e komisionit, ajo ka paraqitur edhe shqetësimet e saj në lidhje me qasjen e disa institucioneve karshi punës së saj dhe ka kërkuar që kjo qasje të ndryshoj dhe bashkëpunimi të jetë më i drejtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori