LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk thotë se Jeff Bezos “nuk mund ta ngrejë një anije kozmike në hapësirë”

Elon Musk thotë se Jeff Bezos “nuk mund ta ngrejë një anije kozmike në hapësirë”

Themeluesi i SpaceX, Elon Musk, tallet me Jeff Bezos në disa shkrime në Twitter.

Pasi Blue Origin, kompania hapësinore e themeluesit të Amazon, paraqiti një ankesë kundër dhënies së një kontrate të NASA-s drejt SpaceX, ka pasur reagime nga miliarderi Elon Musk transmeton Telegrafi.


Ai shënoi një shkrim në Twitter duke pretenduar se Bezos nuk mund të dërgojë një anije kozmike në orbitë.

“Ai nuk mund ta ngrejë atë (në orbitë) lol”, u përgjigj Musk një përdoruesi në Twitter i cili shkroi në Twitter për ankesën në fjalë.

Ndryshe, Blue Origin ka ndërmarrë veprime kundër dhënies së kontratës së NASA-s për një mision në hënë për të rivalizuar SpaceX.

Kompania amerikane e hapësirës Blue Origin u themelua nga Jeff Bezos, i cili gjithashtu themeloi Amazon.

“NASA kreu një procedurë të pasaktë të prokurimit për programin dhe ndryshoi kërkesat në minutën e fundit”, tha Blue Origin në mbështetje të kundërshtimit të GOA.

NASA i dha kompanisë hapësinore SpaceX një kontratë prej 2.9 miliardë dollarësh nga pioneri i Tesla Elon Musk këtë muaj për të ndërtuar një anije kozmike. /Telegrafi/