LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk do të bëhet personi më i pasur në botë në prill

Elon Musk do të bëhet personi më i pasur në botë në prill

Themeluesi dhe CEO i Tesla Elon Musk ka një paketë fitimprurëse të pagave me potencialin për ta bërë atë personin më të pasur në botë deri në mes të prillit, nëse prodhuesi i automjeteve elektrike vazhdon të rritet me normën e tij aktuale. 

Prodhuesi i makinave elektrike tashmë ka përmbushur disa objektiva financiarë që i duhen Musk, dhe kompania ka arritur një vlerë të tregut 100 miliardë dollarë gjatë një periudhe gjashtë muajore.


Tesla është kompaninë e dytë më të vlefshme e makinave në botë pas Toyota, transmeton Telegrafi.

Musk aktualisht është personi i 25-të më i pasur në botë, me një vlerë totale neto prej 41.5 miliardë dollarë, pas bashkëshortes së ish-themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, MacKenzie Bezos, i cili ka një vlerë neto prej 42.9 miliardë dollarë, sipas Bloomberg.

Jeff Bezos, ndërkohë, mban vendin e parë me 132 miliardë dollarë.

Aksionet e Tesla kanë pasur një zhvillim mbresëlënës në tetë muajt e fundit, raporton CNN Business, duke dëshmuar se kompania mund të bëhej fitimprurëse. Që nga goditja e një niveli të ulët prej 52 javësh në qershor, aksionet e kompanisë janë rritur 338 për qind dhe ato janë rritur për 85 për qind të tjerë këtë vit.

U njoftua se fabrika do të rihapte këtë javë pas mbylljes që nga 30 janari për shkak të shqetësimeve nga coronavirusit, i cili ka marrë më shumë se 1300 jetë në Kinë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori