LAJMI I FUNDIT:

Elon musk dëshrion të fus kompjuterë në trurin e njeriut (VIDEO)

Elon musk dëshrion të fus kompjuterë në trurin e njeriut (VIDEO)

Një nga sfidat për njerëzit që janë plotësisht të paralizuar është aftësia e tyre për të lëvizur. 

Ndërsa ka pasur përpjekje për të krijuar pajisje që mund të kontrollohen duke përdorur trurin tonë, kompania Neuronink e Elon Musk shpreson të qojë gjërat një hap më tej, duke futur kompjuterë në trurin tonë.

Kjo do të bëhet nga “qepja” e fijeve fleksibile në trurin tonë. 

Këto fije kanë masë prej rreth një të katërtën e diametrit të një qimeje njerëzore, ku sensorët e tyre të integruara mund të kapin informacionin dhe ta dërgojnë tek një marrës dhe të transmetojnë të dhënat me valë. 

Një nga qëllimet e kompanisë është se përfundimisht, kjo mund të rezultojë në një ndërfaqe të përmirësuar të trurit që do të lejojë pacientët që mund të kenë dëmtim të trurit ose aftësi të kufizuara, për të kontrolluar pajisjet.

Kompania gjithashtu ka një qëllim më të lartë dhe pothuajse fantastik, ku mund të krijojë një “nivel terciar” të trurit që do të lidhej me inteligjencën artificiale, në thelb duke i lejuar njerëzit të bashkohen me AI. 

Sipas Musk, “Ne mund të kemi mundësinë e bashkimit me AI. Pas zgjidhjes së një sërë sëmundjesh të lidhura me trurin ekziston zvogëlimi i kërcënimit ekzistencial të intelegjencës artificiale “.

Deri më tani kompania ka testuar teknologjinë në minjë, por Neuralink po synon të fillojë testimin tek njeriu vitin e ardhshëm, edhe pse ata ende nuk kanë filluar procesin e FDA për të filluar kryerjen e këtyre testeve. /Telegrafi/