LAJMI I FUNDIT:

“The Ellen DeGeneres Show” përfundon pas 19 sezonesh

“The Ellen DeGeneres Show” përfundon pas 19 sezonesh
Foto: YouTube

Pas gati 19 vitesh në transmetim dhe 3200 programe, këtë të enjte, më 26 maj, mori fund një prej shfaqjeve më të njohura dhe më ikonë në televizionin amerikan, “The Ellen DeGeneres Show”.

Ishte viti i kaluar kur komediania Ellen DeGeneres konfirmoi lajmin në një intervistë me The Hollyood Reporter, pasi Daily Mail pretendoi se ditët e shfaqjes ishin të numëruara për shkak të mungesës së vlerësimeve.


Në intervistë, Ellen siguroi se arsyeja e vërtetë nuk kishte të bënte me çështjet e audiencës: “Kur je një person krijues, duhet të sfidohesh vazhdimisht dhe aq e mirë sa është kjo shfaqje dhe aq qesharake, nuk është më sfidë për mua”.

“Dy vjet më parë kam nënshkruar një kontratë edhe për tre vite të tjera dhe e kam ditur gjithmonë, në zemrën time, se sezoni 19 do të ishte i fundit. 19 është një numër i madh”, u shpreh më tej ajo.

“Para së gjithash, amendamenti i 19-të u jep grave të drejtën e votës, gjithashtu në tabelën periodike, 19 është numri atomik i kaliumit. Ju mund të pyesni veten, pse vendosa të përfundoj sezonin e 19-të, e vërteta është se unë gjithmonë i besoj shpirtit tim dhe më tha se ‘është koha’”, ka shkruar ajo me tej.

Jennifer Aniston do të jetë e ftuara e fundit në emisionin e Ellen DeGeneres - 19 vjet pasi ajo ishte mysafirja e parë
Lexo po ashtu Jennifer Aniston do të jetë e ftuara e fundit në emisionin e Ellen DeGeneres - 19 vjet pasi ajo ishte mysafirja e parë

Emisioni, i cili u transmetua në NBC Neës, shënoi një para dhe pas në televizion dhe vetë Ellen ishte përgjegjëse për përmbledhjen e tij.

“Kur filluam këtë shfaqje në 2003, iPhone nuk ekzistonte. Mediat sociale nuk ekzistonin. Martesa e homoseksualëve nuk ishte e ligjshme. Ne shikuam botën teksa ndryshonte, ndonjëherë për mirë, ndonjëherë jo”.

“Por sido që të jetë, qëllimi im ishte gjithmonë që shfaqja të ishte një vend ku të gjithë mund të mblidheshim dhe të qeshnim për një orë. Të qenit mysafir në jetën e tyre ka qenë privilegji më i madh i jetës sime dhe më ka sjellë gëzim të pabesueshëm. Faleminderit. Faleminderit. Faleminderit. Faleminderit”, ka shkruar ajo.

Koncepti i programit konsistonte në të ftuarit specialë të nivelit ndërkombëtar, duke filluar nga ish-presidentët amerikanë si Barack Obama, tek këngëtarët dhe të famshëm si Paul McCartney, Jennifer Garner, Channing Tatum, Serena Williams, Zac Efron, Adam Levine, Prinsloo, Kim Kardashian, Penelope Cruz, Britney Spears dhe Presidenti Joe Biden, vetëm për të përmendur disa, të cilët u intervistuan nga DeGeneres. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori