LAJMI I FUNDIT:

Elkos dhuron një bursë të plotë për R.I.T. Kosovo (AUK)

Elkos dhuron një bursë të plotë për R.I.T. Kosovo (AUK)

Në vazhdën e bashkëpunimit me R.I.T. Kosovo (AUK), kompania “Elkos” do të dhurojë një bursë të plotë për një student/e të këtij institucioni, i cili më vonë do të mund të punësohet në këtë kompani.

Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në kompaninë “Elkos”, Donjeta Kelmendi ka theksuar për Telegrafin se kanë nisur procesin e përzgjedhjes së studentit/es, i cili do të mbështetet me bursë të plotë nga “Elkos”, gjatë katër viteve të studimeve.

Ajo ka thënë se nëse realizohen kriteret që ata kërkojnë, studenti/ja sipas saj, do të filloj me realizimin e punës praktike gjatë kohës së studimeve.

“Ndërsa, pasi t’i përfundoj studimet do t’i ofrohet një vend pune në kompaninë tonë”, ka shtuar Kelmendi.

Ajo ka thënë se “Elkos” është njëra ndër kompanitë më të mëdha në vend dhe që vazhdimisht bënë hapjen e njësive të reja punuese, e që rrjedhimisht sipas saj, kanë nevojë për staf të kualifikuar.

“Besoj që bashkëpunimi me AUK-un, i cili ka startuar 7 ose 8 vite më parë, do të vazhdojë, për arsye se Elkosi ka nevojë në vazhdimësi për profile dhe kuadro të kualifikuara”, ka shtuar Kelmendi. /Telegrafi/

Artikull i sponsorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Arbnor Rushiti fitues i BMW të serisë së 3-të - Go+ LOJË E TRENT

Arbnor Rushiti fitues i BMW të serisë së 3-të - Go+ LOJË E TRENT

GO+
Kompani ndërkombëtare do të marrin pjesë në panairin e parë për pasuri të paluajtshme - Prishtina Real Estate Expo 2023

Kompani ndërkombëtare do të marrin pjesë në panairin e parë për pasuri të paluajtshme - Prishtina Real Estate Expo 2023

Prishtina Real Estate EXPO
A e dini ku mund të këmbeni kriptovaluta në Kosovë?

A e dini ku mund të këmbeni kriptovaluta në Kosovë?

exCoins.me
Në Prishtina Mall, me 5 tetor hapen - Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius

Në Prishtina Mall, me 5 tetor hapen - Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius

Prishtina Mall
Tech Park Prishtina gati të hapet - moment historik për të ardhmen e teknologjisë në Kosovë

Tech Park Prishtina gati të hapet - moment historik për të ardhmen e teknologjisë në Kosovë

STIKK - Kosovo ICT Association
“Numri që keni thirrur për momentin nuk është në dispozicion” – Vala njofton se ka probleme teknike

“Numri që keni thirrur për momentin nuk është në dispozicion” – Vala njofton se ka probleme teknike

Ekonomi
Kalo në kategori