Edhe në SHBA duket se po blihen votat në zgjedhjet për kandidatët për president të shtetit.

Kështu së paku ka bërë të ditur aktorja shqiptare Eliza Dushku, e cila përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram, ka bërë të ditur këtë fakt.


“Po, Bernie Sanders fitoi. Mos i blini zgjedhjet”, ka shkruar ndër të tjerash Eliza në Instagram, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet për kënd e ka pasur fjalën Eliza, por dihet se kundërkandidatja e Sanders për tu nominuar nga Partia Demokratike është edhe Hillary Clinton, bashkëshortja e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

Por, dihet se aktorja 35-vjeçare është në kampin e Sandersit, e cila po mundohet që të bind çdo votues se 74-vjeçari është kandidati i duhur për president të SHBA-ve. /Telegrafi/