LAJMI I FUNDIT:

Elita e futbollit kosovar rikthehet në aksion, gjashtë ndeshje interesante në Ipko Superligë

Elita e futbollit kosovar rikthehet në aksion, gjashtë ndeshje interesante në Ipko Superligë

Pas një pushimi më shumë se dy muaj, do të startojë edicioni pranveror në Ipko Superligën e Kosovës.

Java e 18-të në elitën e futbollit kosovar do të sjell përballje mjaftë interesante, ku adhuruesit e futbollit tonë që nuk kanë mundësi të shkojnë në stadiume mund t’i shohin të gjitha ndeshjet në platformën Ipko dhe në kanalet Super Sport.


Ndeshja hapëse në edicionin pranveror do të zhvillohet në Kastriot mes Kek-ut dhe Llapit dhe transmetohet në Super Sport Kosova 1 me fillim nga ora 13:30 të premten (sot).

Ditën e shtunë janë në program tri ndeshje të tjera dhe që të trija do të transmetohen në Ipko në kanalet SS 1, SS2 dhe SS3.

Ferizaj do të jetë nikoqir i Trepçës ’89 në një takim ku dy ekipet kërkojnë pikë për t’i ikur zonës së mbijetesës.

Ballkani dhe Drenica janë dy skuadrat tjera që nuk janë të qeta dhe përballen mes vete në Therandë.

E padyshim derbi i javës zhvillohet në qytetin e Gjilanit, ku përballë njëra tjetrës janë Drita dhe Gjilani.

Derbi gjilanas pritet të sjell spektakël në tribuna dhe në fushë, ndërsa adhuruesit e futbollit mund ta shohin këtë takim të shtunën nga ora 13:30 Super Sport Kosova 1.

Ndërkohë dy ndeshje janë të parapara të zhvillohen ditën e hënë.

Në kryeqytet do të ketë derbi lokal, pasi Flamurtari pret liderin aktual Prishtinën.

E në qytetin e bukur të Prizrenit, tifozët mund ta shohin një ndeshje tejet të bukur mes Lirisë dhe Feronikelit, pasi përballë njëra tjetrës janë dy skuadrat që zhvillojnë futboll spektakolar.

Për ta përjetuar aksionin më unik futbollistik dhe për t’i sjellë emocionet e ekipit tuaj të preferuar vendor në shtëpi, abonohuni me platformën më atraktive televizive, IPKO, që sjell qindra ndeshje gjatë një muaji, mbi të gjitha, ndeshjet e Superligës së Kosovës dhe DigitAlb Kupës së Kosovës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori