Ndonëse ishte paraparë që shumë shpejt të publikohej videoklipi i këngës “Sheik” të Elinelit, kjo nuk do të ndodhë.

Edhe pse xhirimet e videos kanë përfunduar, ato nuk do të mund të shihen nga publiku, pasi që të gjitha janë djegur. Kështu kjo javë Elinelit i shkoi ters.


Ai ka bërë të ditur për emisionin Express të KTV se pavarësisht që e gjithë puna ka qenë e përfunduar, xhirimet janë djegur dhe si pasojë e kësaj nuk ka në plan që videoklipin ta xhirojë sërish.

“Nuk mendoj ta xhiroj edhe një herë pas kësaj që ka ndodhur. Të gjitha skenat kanë qenë të përfunduara, por s’ke çka të bësh, janë gjëra që ndodhin”, është shprehur këngëtari.

Në anën tjetër, Elinel është duke punuar në realizimin e këngëve të reja, ndërsa kënga e fundit e realizuar edhe me videoklip është ajo “1 Qëllim”, e realizuar në fillim të këtij viti.