LAJMI I FUNDIT:

Eliminim i turpshëm i Liverpoolit nga Kupa FA (Video)

Eliminim i turpshëm i Liverpoolit nga Kupa FA (Video)

Liverpool është eliminuar nga gara në Kupën FA.

Ishte skuadra nga Championshipi anglez, Wolverhampton Wanderers që i ka mposhtur vendasit me rezultat 1-2 për të kaluar tutje.


Me të filluar ndeshja, mysafirët treguan se nuk kanë udhëtuar për turizëm në ‘Anfield’.

Pas një ndërprerje, ishte mbrojtësi Richard Stearman që shënoi golin e epërsisë me kokë në minutën e parë të ndeshjes.

Liverpool provoi barazimin e rezultatit në pjesën e parë por sulmet e tyre nuk gjenin rrjetën e golit.

E derisa skuadrat po bëheshin gati për të shkuar në pushim, një aksion i bukur i mysafirëve solli edhe golin e dytë.

Ishte mesfushori i sapo transferuar tek Wolves, Andre Weimann që shënoi bukur pasi kaloi edhe portierin vendas për 0-2.

Me epërsi prej dy golave, Wolves shkoi në pushim prej 15 minutave.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp në pjesën e dytë inkuadroi në lojë lojtarë titullar si Philippe Coutinho, Daniel Sturridge e Emre Can.

Mirëpo edhe përkundër ndryshimeve të bëra, Liverpool nuk arriti ta shmang humbjen në këtë përballje.

Golin e nderit për ‘The Reds’, e shënoi sulmuesi belg, Divock Origi në minutën e 86 të ndeshjes.

Kështu pas eliminimit nga Kupa e Ligës, Liverpool mbetet jashtë garës edhe nga Kupa FA, dhe tani synimi kryesor i skuadrës së Jurgen Klopp mbetet Liga Premier edhe pse do të jetë mision tejet i vështirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Kalo në kategori