LAJMI I FUNDIT:

Eliminatore me lloç, ku edhe përfunduam në lloç – nga ëndrra për Euro 2024 në vendin e pestë!

Eliminatore me lloç, ku edhe përfunduam në lloç – nga ëndrra për Euro 2024 në vendin e pestë!

Kosova i nisi këto eliminatore me ëndrra të mëdha, pasi shorti ia mundësonte të ëndërronte, por rruga tregoi një gjë tjetër, nxori lloçin, gjë që i karakterizoi të dhjetë ndeshjet.

“Me Kosovën në Evropian”, kjo ishte motoja në fillimin të eliminatoreve për Euro 2024. Kishte pritshmëri të mëdha, pasi në grup kishim Zvicrën favorite, pastaj Rumaninë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën.


Një grup që pretendohej si i kalueshëm, ndërsa nga shumë kush edhe më i lehti i mundshëm.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe Komiteti Ekzekutiv kishin vendosur që t’i fillonin këto eliminatore me një përzgjedhës si Alain Giresse, që në realitet nuk kishte arritur asgjë në karrierë si trajner, asnjëherë asnjë sukses.

Katër ndeshje, tri barazime, një humbje dhe Giresse, që ishte edhe gabimi më i madh i FFK-së në këto eliminatore, shkoi, duke lënë pas një skuadër me shumë probleme, pa dëshirë, pa karakter dhe që nuk dinte të fitonte.

Caktimi i Primoz Glihas si kujdestar, solli pikë më shumë, por larg ëndrrës, asaj që ishte paramenduar në fillim.

Një skuadër me disa yje, por me pak dëshirë në shumicën prej ndeshjeve, karakterizoi këto eliminatore, që natyrisht se dështimi bie mbi ata që udhëheqin futbollin tonë, Agim Ademin dhe Komitetin Ekzekutiv të FFK-së.

Arrestime dhe bastisje në mes të eliminatoreve, disiplinë e pakët si në grumbullim, ashtu edhe në hotel, ndeshje të çuditshme si ajo në Rumani, e shumë çka tjetër na lanë në vendin e pestë me 11 pikë nga 10 ndeshje.

Për t’i përmbyllur këto eliminatore na ndihmoi edhe lloçi që u shfaq në “Fadil Vokrri” për të na treguar se këto eliminatore ishin me lloç.

Lloçi në “Fadil Vokrri” na tregoi se ku jemi!

/Telegrafi /

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori