Pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në Big Brother VIP Kosova, duket se raporti mes Elijonës dhe Klodit ka marrë një drejtim të ri jashtë kamerave.

Burime për emisionin Prive Klan Kosova bëjnë me dije se mes dy ish-banorëve ka nisur një afrim që po shndërrohet në një romancë, e cila ka lindur menjëherë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Kosovë.


Screenshot/youTube

Edhe pse deri tani nuk ka një deklarim publik nga asnjëri prej tyre për ta konfirmuar këtë raport, të njëjtat burime theksojnë se marrëdhënia mes tyre po zhvillohet gradualisht dhe duket se po merr formë serioze me kalimin e kohës, larg vëmendjes së kamerave dhe publikimit mediatik.

Për momentin, Elijona dhe Klodi kanë zgjedhur ta mbajnë këtë lidhje larg syrit të publikut, duke preferuar privatësinë në këtë fazë të hershme të raportit të tyre. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com