Elhaida Dani thotë se ajo shpreson ta përfaqësojë veten, Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët sa më denjësisht në Eurosong.

Këngëtarja shqiptare aktualisht është në një turne ku po promovon këngën e saj “I’m Alive” para performancës në Eurovision më 19 maj.


Dje dhe sot ajo qëndron në Maqedoni ku pas një performance në Shkup sonte do të performojë para publikut të Tetovës.

“Pritjet e mia janë që të përfaqësoj veten time, Shqipërinë time dhe gjithë shqiptarët të jenë të përfaqësuar në mënyrë sa më të denjë nga unë”, ka thënë Elhaida për mediat në Maqedoni, transmeton Telegrafi.

“Është një eksperiencë mjaft e madhe pasi që është një ndër evenimentet më të mëdha të muzikës në botë dhe të jesh pjesë e Eurosongut është eksperiencë vërtetë shumë e madhe për çdo artist”.

“Pritjet e mia janë që të nderoj Zotin, Shqipërinë dhe të ndahem në një mënyrë sa më të denjë nga Eurosong-u”, ka shtuar më tej këngëtarja. /Telegrafi/