LAJMI I FUNDIT:

Eleni Foureira i thotë “Po” propozimit për martesë nga futbollisti spanjoll, Alberto Botia?

Eleni Foureira i thotë “Po” propozimit për martesë nga futbollisti spanjoll, Alberto Botia?

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila është e famshme në Greqi, duket se është në prag të martesës së saj.

Sipas mediave greke, ajo thuhet se i ka thënë “Po” një propozimi për martesë nga i dashuri i saj, futbollisti Alberto Botia, shkruan Protothema.


Gazetarja Marena Kardigiannopoulou bëri një zbulim të këndshëm për Eleni Foureiran të mërkurën në mëngjes përmes emisionit të “Pame Danai”, që transmetohet në MEGA.

Konkretisht, ajo përmendi që Eleni Foureira pranoi propozimin për martesë të bërë nga partneri i saj, Alberto Botia , duke u shprehur: “Eleni është në kulmin e karrierës. Sa i përket jetës private, është akoma më mirë sepse e ka pranuar propozimin për martesë nga i dashuri i saj. Ne po e martojmë vajzën tonë. Ajo tha “Po”, por martesa pritet të ndodhë kur të përfundojë coronavirusi”, tha gazetarja.

Ndërkohë, gazetari tjetër i emisionit Aris Kavatzikis dha detaje në lidhje me propozimin duke thënë: “Ne kemi shumë fotografi që vërtetojnë se Eleni dhe Alberto janë prej kohësh bashkë. Alberto ka ardhur nga Arabia Saudite për ta takuar pasi i dhanë një shans të dytë njëri-tjetrit. Duke lënë pas të kaluarën dhe duke përballuar të gjithë vështirësitë e lidhjes në distancë, Eleni kërkoi që ta merrte më seriozisht. Ky djalë i vërtetoi se do të jetë krah saj në ditë të mirë dha të këqija. Ai hoqi dorë nga çdo gjë për ta parë dhe më pas i bëri propozimin për martesë”.

Alberto Tomás Botía Rabasco është një futbollist spanjoll, i cili luan si mbrojtës qendror për klubin e Arabisë Saudite, të quajtur ‘Al Wehda’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori