LAJMI I FUNDIT:

“Elektrosever” njofton se ka nisur faturimi i energjisë elektrike në veri

“Elektrosever” njofton se ka nisur faturimi i energjisë elektrike në veri

Elektroseveri” ka bërë të ditur se nga sot do të fillojë me shpërndarjen e faturave të energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës.

Qytetarët e Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Zubin-Potokut do të marrin fatura paushall prej 21.60 euro. Sipas njoftimit, bashkë me atë faturë, përdoruesit do të pajisen me një kopje të kontratës për inspektim, si dhe një njoftim për furnizuesin “Elektrosever”.


“Me pagesën e një shume prej 21.60 euro, Marrëveshja e Furnizimit me kompaninë ‘Elektrosever’ do të konsiderohet e lidhur. Zyrtarët e ‘Elektroseverit’ do t’ua sjellin qytetarëve për nënshkrim marrëveshjet për furnizimin me energji elektrike”, thuhet në njoftim, shkruan RTK.

Kontrata mes KEDS-it dhe “Elektroseverit” u nënshkrua në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar. Kosova dhe Serbia, marrëveshje për energjinë kanë arritur më 2013 dhe 2015, por të cilat nuk ishin zbatuar.

Faturat e mistershme, kush po e paguan rrymën në veri?
Lexo po ashtu Faturat e mistershme, kush po e paguan rrymën në veri?

Ndryshe, ndër vite, shpenzimet e bëra në veri janë paguar nga qytetarët e komunave të tjera të Kosovës, ndërsa nga viti 2017 e këndej nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës (KOSTT) dhe nga subvencionet e Qeverisë së Kosovës.

Për ta zgjidhur këtë çështje, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje në vitin 2013, por ajo nuk u zbatua me vite, derisa dy vendet ranë dakord për një udhërrëfyes për zbatimin e saj në vitin 2022.

Me këtë udhërrëfyes, obligimin për furnizimin dhe faturimin e energjisë elektrike në veri e mori kompania serbe Elektrosever, e cila u pajis me licencë të operimit në Kosovë po atë vit. /Telegrafi/