LAJMI I FUNDIT:

Elegancë, fuqi – Orhidea Berisha debuton me koleksionin e parë “Stories of Imagination”

Elegancë, fuqi – Orhidea Berisha debuton me koleksionin e parë “Stories of Imagination”

Në ditët e sotme, bota moderne e industrisë së modës karakterizohet nga shkathtësia e disenjatorëve dhe jo vetëm.

Në këtë fushë rol të madh luan edhe inspirimi, i cili vjen kudo që jemi ne. Mirëpo, të kërkosh të bukurën në veshje, jo gjithnjë është e lehtë pasi nganjëherë edhe intuita jonë mund të na mashtrojë.


Megjithatë, secili nga kreatorët e ka një stil në vete, gjë që e bën të jetë i veçantë edhe nga të tjerët. E tillë është Orhidea Berisha – stilistja më e re në tregun tonë, e cila ditë më parë lansoi koleksionin e parë të veshjeve, “Stories of Imagination”.

Koleksioni në fjalë, Ready to Wear, “Stories of Imaginations” është i disenjuar për Vjeshtë-Dimër 2019/20, i cili përfshin veshje për femrat dhe meshkujt mbi moshën 18 deri në 35 vjet, që vijnë nga nivele të mesme të statusit shoqëror, por shumë të interesuar për modën dhe zhvillimet e saj. Në të përfshihen gjithsen dhjetë kreacione, ku ngjyrat e përdorura janë më vjeshtore, por ajo që i bën veshjet më unike dhe të trendit të lartë janë dizajnet kubiste.

Koleksioni i ri i stilistes Orhidea Berisha

Stilistja Berisha në një intervistë për Telegrafin, ka folur për koleksionin e saj të ri, inspirimin, dashurinë për modën dhe planet për të ardhmen.

“Inspirimi im erdhi nga punimet e piktorit të njohur kubist, Fernand Léger. Më ka tërhequr stili i tij dhe jam e interesuar për format gjeometrike të cilat i ka përdorur. Andaj riprezentimi për koleksionin tim është ky piktor dhe disa forma nga pikturat e tij. Po ashtu unë jam inspiruar edhe nga uniforma ushtarake. Ideja më erdhi nga ky piktor i cili ishte ushtar në Luftën e Parë Botërore. Më pëlqen uniforma ushtarake sepse tregon elegancë, fuqi, dhe përgjithësisht një pamje të zgjuar. Çfarë do jetë risi në këtë koleksion është se do jetë koleksion për dy gjinitë. Në koleksionin tim do ketë xhaketa,pantallona, këmisha me detaje nga këto uniforma të përziera me format apo dizajnet e piktorit të cekur më lartë”, ka thënë Orhidea Berisha për Telegrafin.

Tutje, kreatorja e re tregon se kur ka filluar dashuria për modën, e që siç thotë ajo është trashëguese.

“Dashuria për modën ka filluar që në moshë të re, fillimisht si trashëgimi familjare dhe jo në formë të imponuar, por më shumë si dëshirë për të profesionalizuar atë, për tetë vite me radhë. Kam pasur përvoja të ndryshme qoftë në atelie të disenjatorëve të ndryshëm, njëkohësisht edhe në biznes familjar”, ka thënë më tej Berisha.

Koleksioni i ri i stilistes Orhidea Berisha

Duke qenë se është e re në moshë, Orhidea flet edhe për shkollimin e saj profesional dhe veçoritë që e bëjnë të dallohet prej kreatorëve të tjerë.

“Shkollimin e mesëm e kam përfunduar në shkollën e mesme të arteve aplikative “Odhise Paskali”, Dizajn dhe Tekstil në Pejë, ndërsa studimet universitare në drejtimin e Dizajnit të Modës në Akademia Evolucion në Prishtinë, ku jetoj dhe punoj. E veçanta e imja është se i gjithë procesi i krijimit të veshjes prej skicimit, realizimit të patronit e deri te qepja përfundohen nga unë dhe garantoj në cilësinë e asaj veshje. Veçori e imja po ashtu është se realizoj veshje për të dy gjinitë, jam ndër kreatoret e pakta që punojnë veshje edhe për meshkuj dhe si pikë të fortë kam përkushtimin ndaj detajeve”, thotë më tutje Berisha për Telegrafin.

Edhe pse tashmë konkurenca është shumë e madhe në treg, për Orhidenë kjo gjë duket se nuk paraqet aspak problem.

“Unë besoj që sado e madhe që të jetë konkurenca nëse ka diçka të re dhe më ndryshe me çka janë mësuar njerëzit të shohin në treg, nuk është e vështirë të jesh pjesë e tij, përveç kësaj konkurenca është ajo që të shtyn të japësh më të mirën nga vetja”, shton më tej Orhidea Berisha.

Koleksioni i ri i stilistes Orhidea Berisha

Krejt në fund, stilistja nga Peja pretendon që puna e saj në të ardhmen të njihet jo vetëm në trevat shqiptare, por edhe më gjerë.

“Çka pretendoj për të ardhmen është që personat që i veshin kreacionet e mia të jenë të veçuar si nga dukja ashtu edhe nga cilësia e rrobave duke i bërë të ndihen më mirë në to. Përsa i përket tregut, pretendimet e mia janë që puna ime të njihet së pari në trevat shqiptare e më vonë edhe në ato ndërkombëtare”, ka përfunduar bisedën e saj për Telegrafin, kreatorja Berisha. /Telegrafi/

Koleksioni i ri i stilistes Orhidea Berisha
Koleksioni i ri i stilistes Orhidea Berisha
Koleksioni i ri i stilistes Orhidea Berisha
Koleksioni i ri i stilistes Orhidea Berisha
Koleksioni i ri i stilistes Orhidea Berisha
Koleksioni i ri i stilistes Orhidea Berisha

Në trend Magazina

Më shumë
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision:

Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Magazina
Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Magazina
Kalo në kategori