LAJMI I FUNDIT:

Elefanti shtyp për vdekje burrin (Video, +18)

Elefanti shtyp për vdekje burrin (Video, +18)

Ky është momenti kur një burrë shtypet për vdekje nga një elefant, derisa dëshmitarët okularë vraponin për ta shpëtuar kokën.

Pamjet rrëqethëse janë filmuar nga Kerala në pjesën jugore të Indisë, ku një elefant shtyp për vdekje një burrë, transmeton Telegrafi.


Në fillim të videos shfaqen një grup burrash që kishin rrethuar elefantin që dukej se gjendej në një tempull, por në një moment ai iu vërsulet dhe ata fillojnë të vrapojnë për t’i shpëtuar më të keqes.

Më pas njëri prej tyre shihet i shtrirë në tokë, derisa elefanti e shtyp me këmbë dhe e godet me brinjë e hundë deri në vdekje.

Ende nuk dihet se çfarë e bëri agresiv elefantin që sulmoi burrin, i cili nuk u mbijetoi plagëve të marra. /Telegrafi/