El Clasico sipas numrave, 10 statistikat që duhet të dini përpara përballjes të së shtunës

Barcelona dhe Real Madridi do të takohen për herë të parë në sezonin 2020/21 dhe këtu janë 10 statistikat kryesore që duhet të mbani mend për ndeshjet El Clasico.
El Clasico gjithmonë vjen e mbushur me debate, duke folur si para ashtu edhe pas ndeshjes.
Megjithatë, faqja zyrtare e Barcelonës është përkujdes të ofroj një ‘top 10’ të statistikave që duhet t’i dini para ndeshjes së nesërme (e shtunë).
14: Numri i El Clasicove të Ronald Koeman
Kjo do të jetë El Clasico e parë e holandezit si trajner, por ai është një veteran i lojërave të tilla nga ditët e tij si lojtar. Ai shënoi pesë gola kundër Real Madridit, duke përfshirë dy penallti në ndeshjen e tij të parë në tetor të vitit 1989.
Koeman kishte një rekord 6-3-5, ndërsa pikat kryesore ishin fitorja në finalen e Copa del Rey në vitin 1990 dhe fitorja legjendare 5-0 në Camp Nou në sezonin 1993/94.
🔝 @RonaldKoeman’s best #ElClásico goals N°5️⃣! 🔥 pic.twitter.com/y6SjmWUjn9
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 22, 2020
5: Holandezi i pestë
Katër nga bashkatdhetarët e Koeman – Rinus Michels, Johan Cruyff, Louis van Gaal dhe Frank Rijkaard kanë menaxhuar më parë Barcelonën në El Clasico.
Van Gaal ka qenë i vetmi deri më tani që debutoi me fitore, kështu që shpresohet se listës mund t’i shtohet edhe një emër i ri të shtunën.
0: Koeman vs Zidane
Koeman vari çizmet në gozhdë kur menaxheri aktual i Realit, Zinedine Zidane, ishte duke shpërthyer për herë të parë në skenën e Juventusit. Pra, ata kurrë nuk u takuan në fushë si lojtarë dhe kjo do të jetë hera e parë që ata do të përballen, por si trajner.
9: Numri i debutuesve te vendasit
Askush nga Neto, Sergino Dest, Araujo, Junior Firpo, Miralem Pjanic, Matheus Fernandes, Riqui Puig, Pedri ose Francisco Trincao nuk kanë luajtur ndonjëherë në El Clasico më parë, edhe pse Neto, Firpo dhe Pjanic të gjithë kanë luajtur në të kaluarën kundër Real Madridit me ish-klubet e tyre .
Në fakt, Pjanic madje shënoi kundër tyre në Ligën e Kampionëve në sezonin 2009/10 kur ishte pjesë e klubit francez, Olympique Lyonnais.
26: Messi vs Madrid
Askush nuk ka shënuar aq gola në ndeshjet El Clasico sa Leo Messi.
Argjentinasi ka shënuar as më pak e sa më shumë se 26 gola dhe tani ka tetë gola më shumë se rekordi i mëparshëm i vendosur nga Alfredo di Stefano.
399: Edhe një gol për të arritur shifër jubilare
Barcelona është vetëm një gol për të arritur shifrën prej 400 golave kundër rivalit të tyre të famshëm. A do të ndodhë të shtunën dhe, nëse po, kush do ta ketë nderin e këtij goli?
0: El Clasico pa tifozë
Kriza e coronavirusit do të thotë që kjo do të jetë një El Clasico si asnjë tjetër më parë. Gjithmonë ka qenë një lojë që e mbush plot stadiumin, por nuk do të ketë asgjë të tillë këtë herë.
Pa asnjë tifoz të lejuar brenda stadiumit, kjo do të jetë El Clasico më e heshtur e të gjitha kohërave.
4: Numri i golave të Ansu Fati këtë sezon
Me tre gola në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve, ylli i ri është golashënuesi më i mirë i Barçës deri më tani këtë sezon.
Ai është gjithashtu shënuesi më i lartë nga ata që mund të luajnë të shtunën. Vinicius është shënuesi më i mirë i Real Madridit me dy gola.
96: Fitore kundër Real Madridit
Në vitin 2019, Barça barazoi serinë e të gjitha kohërave kundër Real Madrid me 96 fitore secila pas zvarritjes për shumë vite.
2: El Clasicos pa shënuar nga Barça
Sezonin e kaluar, Barça nuk arriti të shënojë në asnjërën nga ndeshjet kundër Realit Madrid, dhe kjo është me të vërtetë një rrethanë shumë e rrallë.
Barça ka shkuar vetëm për tre ndeshje radhazi pa shënuar në El Clasico, nga marsi 1957 deri në shkurt 1958.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri