“El Clasico” edhe për talentin e Espanyolit, Reali dhe Barcelona të etur për ta pasur në skuadër

Real Madridi ka kthyer vëmendjen te talenti i ri Jan Vila nga Espanyoli, i cili fillimisht ishte zbuluar nga Barcelona.
Sipas “Diario Sport”, sulmuesi i lindur në vitin 2012 ka bërë paraqitje mbresëlënëse në nivelet e moshave, duke shënuar 11 gola në 21 ndeshje për ekipin U14 të Espanyolit.
Vila konsiderohet si një talent i kompletuar në sulm, duke kombinuar shpejtësinë, forcën dhe aftësinë teknike, ndërsa mund të luajë në disa pozicione në repartin ofensiv.

Barcelona ishte e para që identifikoi potencialin e tij dhe po përpiqet ta mbajë në Katalonjë si pjesë e projektit afatgjatë.
Megjithatë, Real Madridi ka ndërhyrë fuqishëm tani, duke paraqitur planin e vet të zhvillimit për lojtarin dhe familjen e tij në përpjekje për ta fituar garën.
Pavarësisht interesimit në rritje, qëndrimi te Espanyoli mbetet një opsion real, teksa i riu po shqyrton me kujdes të ardhmen e tij./Telegrafi/




















































