Pas Anthony Gordon, Barcelona ofron 100 milionë euro edhe për Julian Alvarez

Barcelona kanë nisur bisedimet për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Julian Alvarez.
Sipas “The Athletic”, klubi katalanas po përgatit një ofertë zyrtare rreth 100 milionë euro për 26-vjeçarin dhe po përdor agjentin Juanma Lopez për të lehtësuar negociatat. Barcelona tashmë ka kontaktuar kampin e lojtarit dhe është në diskutime me Atleticon, e cila po kërkon një shumë më të lartë për kartonin e sulmuesit.
Raporti shton se Alvarez është i hapur për t’u transferuar te Barcelona dhe nuk pritet që kushtet personale të jenë problem.
“The Athletic” kishte raportuar më herët se Alvarez është objektivi kryesor i Barcelonës këtë verë, teksa katalanasit kërkojnë të transferojnë një “numër 9” për të zëvendësuar Robert Lewandowskin, i cili pritet të largohet nga “Camp Nou” si lojtar i lirë.
Alvarez ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2030, pasi u transferua nga Manchester City në gusht 2024 për një shumë që mund të arrijë deri në 95 milionë euro. Trajneri Hansi Flick dhe drejtori sportiv Deco janë admirues të argjentinasit, ndërsa Barcelona e ka monitoruar situatën e tij prej rreth një viti.
Barcelona are in talks over a deal for Atletico Madrid’s Julian Alvarez.
The Catalan side are preparing a formal offer of around €100million for the 26-year-old.
Barcelona have already made contact with Alvarez’s camp and are in discussions with Atletico, who are demanding a… pic.twitter.com/xbRXUJOvZM
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) May 28, 2026
Ndërkohë, edhe Arsenal e vlerëson Alvarez, me trajnerin e Atleticos, Diego Simeone, i cili ka konfirmuar interesimin e klubit londinez përpara përballjes mes dy skuadrave në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në prill.
Këtë sezon, Alvarez shënoi 20 gola në 49 paraqitje për Atleticon, por ishte më efikas në Ligën e Kampionëve (10 gola në 15 ndeshje) sesa në La Liga (tetë gola në 29). Në sezonin 2024/25, ai regjistroi 29 gola në 57 ndeshje.
Barcelona, po ashtu, po avancon edhe me një lëvizje rreth 80 milionë euro për anësorin e Newcastle United, Anthony Gordon. Mirëpo, marrëveshja për anglezin nuk ndikon në ndjekjen e Alvarez.
Gordon pritet të udhëtojë drejt Barcelonës dhe të kryejë kontrollin mjekësor më vonë gjatë së enjtes. 25-vjeçari, pritet të marrë rolin që e kishte Marcus Rashford (i huazuar nga Manchester United) në skuadrën e Flick për sezonin 2025/26.
Barcelona ka një opsion blerjeje prej 30 milionë eurosh për Rashfordin, por duket e dyshimtë nëse do ta aktivizojë për 28-vjeçarin./Telegrafi/









































