LAJMI I FUNDIT:

A ekziston dashuria në shikim të parë?

A ekziston dashuria në shikim të parë?

Meghan Trainor ka zbuluar shumë për fejesën e saj me aktorin Daryl Sabara, duke treguar se e kishte ditur që ai ishte “i duhuri” qysh në takimin e parë.

Por a është e mundshme të kuptoni nëse dikush është i duhuri në një periudhë kaq të shkurtë kohore?  – transmeton Telegrafi.


Shumë do të thonin po – Nicole Kidman dhe Keith Urban ishin fejuar vetëm pas një muaji lidhje, Cameron Diaz dhe Benji Maddon ishte kurorëzuar vetëm pas shtatë muajve së bashku, ndërsa George dhe Amal Clooney kishin pritur vetëm gjashtë muaj për t’i propozuar ai martesë.

Biologjia mund të shpjegojë se përse disa kanë ndjenja të menjëhershme të dashurisë, dhe kjo përfshin dy sisteme të ndryshme të trurit. I pari është dashuria romantike.

Kur bini në dashuri për herë të parë, truri mbushet me dopaminë – kimikal stimulues që e shtypë apetitin. Kur njerëzit përjetojnë një zhytje të tillë të trurit me dopaminë, ata nuk mund të flenë natën sepse janë duke menduar për personin tjetër, fiksohen se a do t’ia kthejë fjalët dhe ndihen optimistë.

Sistemi i dytë është kur njerëzit fillojnë të ndihen mjaftueshëm komod sa për t’i zbuluar të metat e tyre në sytë e njëri-tjetrit.

Pra është fazë e qetësisë dhe komoditetit. Nga perspektiva evolucionare, kjo fazë është e domosdoshme për çiftet që qëndrojnë së bashku mjaftueshëm sa për të rritur fëmijë pasi ato ndjenja të ‘epshit’ të jenë reduktuar pak.

Sidoqoftë, Bethany Marshall, psikoanaliste, thotë se ka pak rrezik të veproni në bazë të ndjenjave gjatë muajve të parë të lidhjes.

Kur çiftet takohen për herë të parë, pushtimi i emocioneve i bën ata ta idollizojnë njëri-tjetrin – thuajse njëjtë sikurse të kenë përdorur kokainën – dhe i injorojnë trajtat negative.

Dhe kur njerëzit marrin vendime të mëdha (si martesa) gjatë kohës kur e përjetojnë dashurinë romantike, është shumë e lehtë të ngatërrohen emocionet apo mirënjohja për gjestet e vogla (hapja e dyerve, shkëmbimi i mesazheve 24/7) me një dashuri që zgjatë tërë jetën. /Telegrafi/