LAJMI I FUNDIT:

Ekstradohet nga Bullgaria Zoran Danevski, shef i më hershëm i ‘Xhumajlija’

Ekstradohet nga Bullgaria Zoran Danevski, shef i më hershëm i ‘Xhumajlija’

Pa ndonjë propagandë mediatike, u njoftua dje nga burgu i Shtipit, i gjykuar për arratisje, dje është ekstraduar nga Bullgaria Zoran Danevski, transmeton Telegrafi Maqedoni nga ‘Libertas’.

Sllobodan Danevski, i cili disa vite vuan dënim me burg në të njëjtin burg, sipas burimeve të policisë, është arrestuar edhe Zoran Danevski nga policia bullgare dhe dje është dorëzuar në Maqedoni.


Ai ishte edhe ish-drejtor i Autoritetit Veterinar, por për shkak të keqmenaxhimit financiar me agro kombinatin ‘Xhumajlija’ ai dhe vëllai i tij morën dënim me burg.

Vellai i madh, Sllobodani, nuk u largua nga vendi në krahasim me vëllaun e tij, Zoran, i cili disa vite ishte në arrati në Bullgari. /Telegrafi/