Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka hedhur dyshime se bashkë me ata që duan t’i ikin mobilizimit të dhunshëm ushtarak, nga Rusia për në vende tjera po largohen edhe agjentë të shërbimeve sekrete.
Musliu thotë se diçka e ngjashme kishte ndodhur edhe me agjentët e Asadit gjatë luftës civile në Siri, kur vërshuan në vendet e BE-së bashkë me refugjatët e luftës.
“Oligarkët në gjysme heshtje pranuan të japin para ose do t’iu pritej koka. Një pjesë e popullit organizoi protesta që u shtypën me shumë dhunë, kurse pasoi burgosja. Në fakt Putin nuk e qan kokën as për 1.000.000 njerëz t’i dërgojë në front me Ukrainë, ku organizoi ‘referendum’, në të cilin as vet rusët nuk besojnë e Perëndimi e hodhi poshtë si të tillë e as rezultatin s’e njohu”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se burrat dhe djemtë që po ikin nga Rusia, paguajnë para të majme për biletë avioni, strehim etj., porse ka parashtruar pyetjen se ku shkojne këta.
“E dimë që FSB e GRU kanë baza dhe rrjete të spiunëve dhe ish-oficerëve në tërë globin?! E kam poentën tek momenti kur me ndihmën e Asad i manipuloi Bashkimin Evropian e më gjerë duke i dëbuar qindra-mijëra njerëz, e në mes tyre dhe agjentët e Asad e FSB me emocion njerëzor të ‘refugjatëve’, të cilët ikin nga terrorri etj. A mos është edhe ky marifeti i njëjtë. Nëse është, duhet sa më shpejt të verifikohet nga të gjithë dhe të ndermirën masa për parandalim”, ka thënë eksperti i sigurisë në postimin e tij në rrjetin social Facebook.
Sipas tij, presidenti rus po kërcënon vazhdimisht me luftë nukleare për të frikësuar NATO-n dhe ShBA-në me aleatë, në mënyrë që ta arrijë cakun e vet.
Duke kujtuar marrëveshjen e ditëve të fundit të Rusisë me Serbinë, Musliu kritika ka hedhur ndaj Perëndimit, duke thënë se duhet të reagojë më shpejt me kundërpërgjigje.
“Perëndimi ende nuk ka reagimin e duhur në kundërmasa, kurse momentin e reagimit e ka paksa të vonuar… Na mbetet te shohim sa është vetëdijesuar Perëndimi ndaj luftës hibride ruse”, përfundon ai.
Kujtojmë edhe Shqipëria është shprehur e gatshme për të pranuar qytetarë nga Rusia që i ikin mobilizimit të detyrueshëm ushtarak./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit