LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i referimit, Andujar: Nuk ishte penallti, Suarez e shkeli Denayerin

Eksperti i referimit, Andujar: Nuk ishte penallti, Suarez e shkeli Denayerin
Foto: MARCA

Barcelona e përfundoi pjesën e parë ndaj Lyonit në Camo Nou me rezultat 2-0 në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Goli i parë u shënua nga Lionel Messi, argjentinasi shënoi nga pika e bardhë pasi paraprakisht Luis Suarez u rrëzua në zonë dhe gjyqtari kryesor Szymon Marciniak vendosi për penallti.


Por, me vendimin e Marciniak nuk pajtohet edhe eksperti i referimit në Marca, Andujar Oliver, i cili ka qenë gjyqtarë për 23 vite në La Liga.

“Marciniak gaboi. Ishte Suarez ai që shkeli në Denayer, jo e kundërta”, ka thënë Oliver.

“Nuk e kuptoj pse nuk u përmirësua nëpërmjet VAR-it. Messi nuk u preokupua dhe e konvertoi në gol me panenka”.

Goli tjetër në këtë ndeshje u shënua nga Philippe Coutinho. /Telegrafi/