LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj: ‘Task Forca’ për parandalimin e aksidenteve, një humbje kohe (Video)

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj: ‘Task Forca’ për parandalimin e aksidenteve, një humbje kohe (Video)

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj ka thënë se vetë fakti që numri i të vdekurve në komunikacion, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është vetëm gjashtë më pak, tregon se nuk janë marrë masa për të parandaluar këto aksidente.

Deda, në emisionin “Përballje” të gazetarit Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se këto 6 raste fatale më pak, kanë mundur të ndodhin për shkak të kushteve të ndryshueshme të komunikacionit.

“Çdo vit mund të ketë më shumë apo më pak 5% aksidente për shkak të kushteve dhe rrethanave të komunikacionit”, tha ai.

Eksperti i komunikacionit ka thënë se hulumtime të mirëfillta deri tani nuk ka pasur, edhe përkundër disa rasteve tronditëse që kanë ndodhur në Kosovë këtë vit.

“Hulumtime më të gjëra nuk ka pasur. Për çdo aksident të rëndë duhet bërë një hulumtim i rrënjësishëm, apo një debat i gjerë”.

Dedaj ka thënë se çdo masë preventive për parandalimin e aksidenteve është e mirëseardhur, por Task Forca për këtë çështje nuk ka funksionuar.

“Unë asnjëherë s’kam parë asnjë Task Force gjatë vozitjeve që këtë vit disa herë kamë bërë në drejtim të Pejës”, tha Nol Dedaj, përcjell Telegrafi.

Dedaj ka thënë se Task Forca është vetëm humbje kohe.

“Edhe QKUK e pranon se një pjesë e madhe e vdekjeve ndodhin pse pacientët nuk dërgohen me kohë”, tha ai.

Sipas ekspertit të sigurisë duhet një buxhet për t’u marrë me studimin e 5 pikave të zeza që ekzistojnë në rrugët e Kosovës.

“Për një afat 1-3 vjeçar duhet të analizohen këto të dhëna. Këshilli i sigurisë në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës duhet të ketë buxhetin për t’i studiuar këto pesë pika të zeza”, deklaroi Nol Dedaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori