LAJMI I FUNDIT:

Eksperti gjerman Clewing thotë se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO

Eksperti gjerman Clewing thotë se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO

Eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing, paralajmëron të mos bëhen të njëjtat gabime si me Ukrainën.

Historiani Konrad Clewing është ekspert për Ballkanini në Institutin Leibniz të Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg

Në një intervistë dhënë Deutsche Welle, Clewing thotw se, në terma afatshkurtër nuk shoh një kërcënim të veçantë, sepse KFOR-i i udhëhequr nga NATO mund ta stabilizojë situatën për momentin. Por unë shoh një problem të madh në faktin se përshkrimi i misionit të KFOR-it, i cili rrjedh nga një rezolutë e OKB-së e vitit 1999, nuk e përfshin aspak mbrojtjen e sigurisë së jashtme të Kosovës. Detyra kryesore është krijimi i një mjedisi paqësor dhe i lirisë së lëvizjes brenda Kosovës. Por, në planin afatgjatë, këto dy pika nuk janë të mjaftueshme për të zgjidhur gjendjen e konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Dhe kjo është arsyeja pse duhet gjetur një zgjidhje e mirëmenduar dhe e qëndrueshme për të garantuar sigurinë e jashtme të Kosovës. Dhe këtë e shoh vetëm në perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Sipas mendimit tim, dialogu i koordinuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk është masa e duhur për ta zgjidhur këtë mosmarrëveshje në mënyrë afatgjate. Sepse kjo është çështje e politikës së sigurisë. A ka të drejtë Serbia të mohojë ose luftojë ekzistencën e shtetit të Kosovës, a ka të drejtë Kosova të bëjë kontrolle kufitare dhe të kërkojë që qytetarët e saj, përkatësisht qytetarët e Kosovës, të pranojnë dhe përdorin dhe posedojnë dokumente nga Kosova, së paku për nevojat që kanë në marrëdhëniet me shtetin e Kosovës. Dhe mendoj se kjo kërkesë nuk është as joreale dhe as e gabuar”, ka thënëClewing.

“Ndryshe nga NATO, BE-ja nuk ofron një sistem sigurie për anëtarët e saj. Sipas mendimit tim, dialogu i koordinuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk është masa e duhur për ta zgjidhur këtë mosmarrëveshje në mënyrë afatgjate. Sepse kjo është çështje e politikës së sigurisë. A ka të drejtë Serbia të mohojë ose luftojë ekzistencën e shtetit të Kosovës, a ka të drejtë Kosova të bëjë kontrolle kufitare dhe të kërkojë që qytetarët e saj, përkatësisht qytetarët e Kosovës, të pranojnë dhe përdorin dhe posedojnë dokumente nga Kosova, së paku për nevojat që kanë në marrëdhëniet me shtetin e Kosovës. Dhe mendoj se kjo kërkesë nuk është as joreale dhe as e gabuar”, ka shtuar Clewing.

Mes tjerash ai ka theksuar se, ishte një temë e madhe mediatike se Kosova gjoja po përgatitej të dëbonte serbët e Kosovës më 1 gusht. Kjo është në fakt një akuzë groteske dhe tregon gjithashtu se Serbia me të vërtetë nuk duhet trajtuar si një shtet i zakonshëm demokratik në propagandën e saj të brendshme dhe të jashtme dhe në kontrollin e saj mediatik, por ka shumë ngjashmëri me Rusinë përsa i përket përgatitjes së opinionit dhe operon me gënjeshtra. Kjo gjë përhap panik tek serbët e Kosovës dhe i përdor ata për t’i bërë më të bindur ndaj qeverisë. Situata e kësaj fundjavë duhet të jetë vërtet një shenjë paralajmëruese për qeverinë gjermane që të mos kthehet në ato linjat e vjetra të mosmarrjes seriozisht të rreziqeve.

“Gjermania dhe Perëndimi në tërësi janë të kapur nga një lloj mendimi dëshiror që pretendimet revizioniste – në këtë rast ato të Serbisë ndaj Kosovës, në rastin tjetër të Rusisë ndaj Ukrainës – nuk duhet të merren shumë seriozisht. Perëndimi mendon se në rastin më të keq mund të ndodhë që të pushtohen territore të vogla, siç ka qenë rasti i Krimesë në Ukrainë, ose siç është Kosova e Veriut në Kosovë. Dhe pikërisht mbi këtë bazë perëndimi i ka dhënë Serbisë gjithmonë një rol qendror në Ballkan. Mendoj se kjo politikë është naive dhe duhet ndryshuar urgjentisht” ka shtuar ai.

Në fund historiani njohur ka theksuar se, në skenarin tim, Kosova do të shkonte drejt NATOs dhe do të kishte garanci sigurie ndaj Serbisë. Dhe në këto rrethana nuk do të ketë më nevojë që Serbia ta njohë zyrtarisht Kosovën, sepse ajo nuk mund të bëjë asgjë që do ta vinte në rrezik ekzistencën e shtetit të Kosovës. Dhe kur perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE të bëhet e kapshem, nuk mendoj se Serbia do të ketë më interes të orientohet kah Rusia, ka thënë Clewing./DW/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori