LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i futbollit gjerman angazhohet në Kosovë

Eksperti i futbollit gjerman angazhohet në Kosovë

Në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është nënshkruar një Deklaratë e përbashkët e qëllimit, ndërmjet Ministrisë Federale për Punë të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

Kjo deklaratë është nënshkruar nga ministri Kujtim Shala dhe nga Angelika Viets, ambasadore e Gjermanisë në Kosovë, dhe ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve ekzistuese ndërmjet dy shteteve, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit konkret në fushën e sportit. Me këtë Deklaratë, të dyja palët kanë rënë dakord përkitazi me interesat dhe objektivat e përbashkëta sa i përket promovimit të sportit, e në veçanti futbollit.


Synimi i kësaj Deklarate të përbashkët të qëllimit është që të përcaktojë detyrat e partnerëve, konkretisht, me delegimin e ekspertit të futbollit, Michael Nees, në Republikën e Kosovës, i cili, në marrëveshje me zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës, do të fokusohet në zhvillimin dhe zgjerimin e infrastrukturës së futbollit të Kosovës.

Po ashtu, detyrat e tij, në këshillim me Federatën e Futbollit të Kosovës, janë trajnimi themelor dhe i mëtejmë për trajnerët; Krijimi dhe implementimi i një programi për përmirësimin e strukturave të futbollit në nivel rajonal dhe kombëtar, me fokus të posaçëm në futbollin e fëmijëve dhe të rinjve, duke përfshirë futbollin e femrave dhe vajzave si dhe futbollin në shkolla; Organizmi dhe mbajtja e seminareve dhe kurseve për trajnime themelore dhe të mëtutjeshme të trajnerëve, mësimdhënësve sportiv për trajnerë dhe instruktorëve sportiv; Krijimi i një sistemi të qëndrueshëm të garave dhe ligës; Përfshirja e federatave regjionale (lokale) të futbollit në strukturat e federatës kombëtare të futbollit; Mbështetja e krijimit të ekipeve përfaqësuese të rinjve.

Deklarata e përbashkët e qëllimit fillimisht do të zbatohet për një periudhë dyvjeçare, duke filluar me arritjen e ekspertit në Republikën e Kosovës, ndërsa zbatimi i saj mund të zgjatet në tre ose më së shumti katër vjet.

Ministri Shala dhe Ambasadorja Viets e vlerësuan si akt pozitiv nënshkrimin e kësaj deklaratë dhe shenjë të bashkëpunimit të mirë ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori