Paralajmërimi i ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati për rritjen ekonomike në vend prej 7.9 për qind po konsiderohet e pa analizuar mirë.
Njohësit e çështjeve ekonomike në vend, vlerësojnë se rritja ekonomike prej 7.9 për qind sipas ministrit Murati është e paarritshme, duke marr për bazë premisat e Bankës Botërore.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu në një intervistë për Ekonomia Online parashikimin për rritje ekonomike me 7.9% po e sheh si parashikim pompoz të ministrit të Murati, derisa shton se kjo nuk i bënë nder realitetit aktual.
Përkundër rritjeve të të hyrave në Doganë e në ATK, Gërxhaliu sheh të vështirë këtë rritje për ekonominë e vendit.
“Efektet e pandemisë COVID-19 do të na përcjellin edhe në të ardhmen pasi që vendet e rajonit kanë bërë shumë për të mbështetur qytetarët dhe në këtë drejtim Kosova është vendi i fundit që ka kontribuar në efektet e pandemisë COVID-19. Të dilet me parashikime pompoze se do të ketë rritje ekonomike 7 për qind, 8 për qind apo 9 për qind vërtet nuk i bënë nder realitetit aktual. Ajo çka i duhet Kosovës është të ketë një rritje substanciale dhe nuk mund të jetë agregat kyç i matjes së rritjes ekonomike vetëm rritja e konsumit, prandaj neve na duhen investime nga jashtë, punësime të reja, trendët pozitive ekzistojnë, kemi rritje të hyrave në dogana në ATK, por të arrihet një rritje prej 7.9 për qind është një dëshirë mirëpo vështirë që të realizohet përkundër indikatorëve pozitiv”, ka thënë Gërxhaliu.
E krejt këtë deklaratë të ministrit Murati, Gërxhaliu po e sheh si qëllim të debatit ndërmjet pozitës dhe opozitës, e që siç thotë ai nuk është mirë të jepen premtime të parealizuara.
“Unë besoj që është tema aktuale kjo dhe e kemi një debat jo shumë të këndshëm ndërmjet pozitës dhe opozitës dëshirohet që të dilet me terma dhe indikator të ndryshe, por janë trendët pozitivë që duhet të mbështeten, por duhet të jenë të matur në deklarata sepse vërtet bota nuk është ajo që ka qenë më parë dhe emocionet e qytetarëve janë të tjera dhe në këtë drejtim shumë më nderë i bënë një realitet sesa premtime të parealizuara”, u shpreh Gërxhaliu.
Edhe kryetari i Aleancës Kosovare e Bizneseve (AKB), Agim Shahini, thotë se do të ishte shumë i lumtur nëse do të mund të arrihet rritja ekonomike prej 7.9 për qind.
Por sipas tij, më shumë se deri në 4 për qind nuk do të ketë rritje ekonomike.
“Do të ishim shumë të lumtur nëse kjo do të ishte realitet dhe nuk besoj që kjo është e arritshme, e dëshirueshme po, e pritshme nga qytetarët sepse ka pasur premtime të mëdha por nisur nga të gjitha premisat aktuale ne nuk mund të shkojmë me rritje ekonomike më shumë se 4 për qind deri në 4.5 për qind maksimalisht, e që faktori ndërkombëtar si Banka Botërore e përkufizojnë ata këtë vlerë dhe ato janë të besueshme dhe ne kur flasim se do të kemi rritje ekonomike prej 7.9 për qind atëherë duhet të dihet nga, por nëse do të ndodhë atëherë Kosova do të jetë vend lider në Ballkan, por edhe në Evropë me rritjen më të madhe në kohën kur shtetet kanë dalë nga kriza e pandemisë dhe disa janë ende në krizë”, u shpreh Shahini.
Por se nga do të vijë kjo rritje ekonomike prej 7.9 për qind është i interesuar të dijë edhe kryetari i AKB-së Agim Shahini, përderisa ministri Murati nuk tregon arsyen se si do të arrihet përqindja, raporton EO.
“Mendoj që qeveria e vendit është duke tentuar që ta bind popullin se ne ato çka i kemi premtuar po i realizojmë dhe pikërisht kjo ka qenë një pikat e fushatës që kjo do të ndodhë, por nuk varet tash nga premtimet por nga veprimet, varet nga reformat nga rritja ekonomike, nga eksporti, prodhimi, rritja e konsumit dhe të gjitha këto janë faktor që ndikojnë në rritjen e vendit dhe këto janë duke shkuar në trend pozitiv por jo me atë që ne do të shkojmë në atë përmasë të madhe. Ne dëshirojmë që të ja ketë qëlluar ministri Murati për të cilën ne do të duartrokasim por derisa ai nuk tregon ne kemi dilemat tona”, tha Shahini. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIk në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia