Samiti global PowerToHR është drejt organizimit të edicionit më të fuqishëm dhe inovativ më 6 dhe 7 maj në AMC Hall në Prishtinë. Ky edicion mbledhë disa nga ekspertët më të njohur të Burimeve Njerëzore dhe lidershipit nga kompani që formësojnë tregun global.

Nga BMW, LinkedIn, Magna International dhe Rakuten Viber, deri te profesionistë me që kanë dhënë fjalime inspiruese në TEDx Talks, ata po vijnë Prishtinë për të treguar përvoja reale nga organizata që ndikojnë mënyrën se si ndërtohen ekipet, zhvillohet talenti dhe ndikohemi çdo ditë me trendet në punën tonë.


Më poshtë po ju njoftojmë me folësit që do të jenë pjesë e edicionit të katër të PowerToHR.

Ekspertë nga kompani që formësojnë tregun global

Zsombor Szabó – BMW Manufacturing Hungary

Si HR Marketing Specialist në BMË Manufacturing Hungary, Zsombor punon në ndërtimin e strategjive të targetuara për tërheqjen e talenteve. Ai përkthen nevojat e fuqisë punëtore në mesazhe të qarta, kanale të duhura dhe eksperienca të rëndësishme për kandidatët.

Në PowerToHR 4, ai do të ndajë një perspektivë praktike mbi mënyrat se si organizatat mund të lidhen më mirë me talentin e duhur në një treg gjithnjë e më konkurrues.

Vesna Mardonovic – përvojë lidershipi në GSK dhe Omnicom Media Group

Me mbi 30 vite përvojë në lidership dhe strategji, Vesna ka ndikuar në zhvillimin e organizatave dhe brendeve përmes roleve të larta në kompani ndërkombëtare si GSK dhe Omnicom Media Group.

Në PowerToHR 4, ajo do të sjellë një perspektivë të fuqishme mbi lidershipin modern, kulturën organizative dhe elementet që i bëjnë kompanitë të dallohen në treg.

Iskra Koneska – Magna International

Si HR Manager në Magna International, Iskra është një lidere e HR që fokusohet në transformimin e organizatave përmes teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Ajo ka përvojë në kompani multinacionale dhe organizata të orientuara drejt inovacionit, me fokus në planifikimin e fuqisë punëtore, performancën dhe zhvillimin organizativ.

Në PowerToHR 4, ajo do të ndajë një perspektivë të orientuar drejt së ardhmes për mënyrën se si HR mund të evoluojë në një funksion më strategjik dhe të fuqizuar nga teknologjia.

Larisa Halilovic – eksperte globale e lidershipit dhe folëse në TEDx

Larisa është një eksperte e zhvillimit të lidershipit me mbi 20 vite përvojë në coaching, mentoring dhe zhvillimin e ekipeve në industri të ndryshme, përfshirë teknologjinë, median dhe arsimin.

Në PowerToHR 4, ajo do të ndajë perspektiva mbi lidershipin e qëndrueshëm dhe mënyrat se si liderët mund të ndërtojnë ekipe më të forta dhe më të angazhuara.

Erica Farmer – LinkedIn Learning

Me mbi 25 vite përvojë në learning & development, Erica është instruktore në LinkedIn Learning, folëse në TEDx dhe një nga zërat më të njohur për inteligjencën artificiale dhe aftësitë e së ardhmes. Ajo është gjithashtu autore e librit AI for People Professionals.

Në PowerToHR 4, Erica do të flas për atë se ku duhet të fokusohen liderët e HR për të udhëhequr me besim në epokën e AI.

Stefani Zdravkova – Rakuten Viber

Si International HR Specialist në Rakuten Viber, Stefani punon në zhvillimin e strategjive të njerëzve dhe përmirësimin e proceseve të HR në tregje të ndryshme. Ajo është e përfshirë në iniciativa që fokusohen në përvojën e punonjësve, mirëqenien, përfshirjen dhe angazhimin e tyre.

Në PowerToHR 4, ajo do të ndajë ide dhe praktika mbi krijimin e një përvoje të fortë për punonjësit që nga dita e parë, si bazë për ekipe të angazhuara dhe me performancë të lartë.

Mbi 100 sesione interaktive dhe diskutime që formësojnë të ardhmen e punës

Programi i PowerToHR përfshin mbi 100 sesione interaktive, duke përfshirë:

  • Keynotes
  • Fireside chats
  • Panele diskutimi
  • Masterclass
  • Sesione mentorimi

Këto sesione trajtojnë temat më aktuale të industrisë, nga transformimi i HR dhe ndikimi i AI në punë, deri te zhvillimi i lidershipit, employer branding dhe strategjitë për të ardhmen e tregut të punës.

Një hapësirë për networking dhe mundësi të reja

Me rreth 1,300 pjesëmarrës nga mbi 600 kompani, PowerToHR krijon një platformë të fuqishme për rrjetëzim profesional dhe ndërtimin e partneriteteve të reja në rajon.

Ky samit është një mundësi për të mësuar nga ekspertët, për të ndërtuar lidhje të reja dhe për të qenë pjesë e diskutimeve që po formësojnë të ardhmen e punës.

Future is now.
Bëhuni pjesë e samitit që po sjell përvoja globale dhe ide të reja në Prishtinë: https://www.powertohr.com/ticket?lang=alb