LAJMI I FUNDIT:

Eksod te Manchester United: Pritet largimi i mbi 15 lojtarëve

Eksod te Manchester United: Pritet largimi i mbi 15 lojtarëve

E ardhmja e 16 lojtarëve të Manchester United është në dyshime me klubin që po përballet me një revolucion masiv në verë.

Djajtë e Kuq po përgatiten për një sërë kontratash që skadojnë në fund të sezonit.


Paul Pogba, Jesse Lingard, Juan Mata dhe Edinson Cavani do të largohen të gjithë si transferime të lira nëse nuk mund të bien dakord për marrëveshje të reja.

Mosparaqitja në derbi, ngritën dyshimet e para për të ardhmen e Ronaldos
Lexo po ashtu Mosparaqitja në derbi, ngritën dyshimet e para për të ardhmen e Ronaldos

Ndërkohë, raportimet e muajve të fundit kanë thënë se Cristiano Ronaldo mund të largohet nëse Man United nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Ata aktualisht janë në vendin e pestë në tabelën e Ligës Premier – një pikë prapa Arsenalit në garën për të arritur në kompeticionin kryesor të Evropës.

Ata janë gjithashtu në 16-shen e fundit të edicionit të sivjetmë, por disi duken sikurse nuk kanë dëshirë të shkojnë deri në fund.

Ronaldo could leave if Man Utd do not qualify for the Champions League

Raportimet dolën të hënën në mëngjes se Marcus Rashford thuhet se po konsideron të ardhmen e tij në klubin e tij të fëmijërisë.

Reprezentuesi anglez mendohet të jetë i pakënaqur me mungesën e kohës së tij të lojës nën drejtimin e Ralf Rangnick.

Mason Greenwood është pezulluar për një kohë të pacaktuar që kur u arrestua me dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënim për të vrarë një grua.

PSG e kërkoi Rashfordin në verën e kaluar
Lexo po ashtu PSG e kërkoi Rashfordin në verën e kaluar

Dhe më pas ka një mori lojtarësh, e ardhmja e të cilëve mbetet e paqartë në afatin kalimtar të verës.

Anthony Martial aktualisht është i huazuar te Sevilla dhe pritet të sigurojë një largim të përhershëm nga Teatri i Ëndrrave.

Dean Henderson ka vazhduar të jetë si portier i dytë i paprëdorur pas David de Geas dhe është i vendosur të largohet në kërkim të më shumë minutave.

Pogba's contract expires at Old Trafford at the end of the season

Një nga Diogo Dalot ose Aaron Wan-Bissaka ka të ngjarë të largohet pasi ata vazhdojnë të luftojnë për vendin e mbrojtësit të djathtë.

Donny van de Beek ka shkuar në huazim te Everton dhe mund të mos ndiejë se e ardhmja e tij qëndron te Manchester United pasi 18 muaj të mjerueshëm kanë sjellë shumë pak mundësi.

Manchester United si Juventusi - po merr të mirat dhe të këqijat e Ronaldos
Lexo po ashtu Manchester United si Juventusi - po merr të mirat dhe të këqijat e Ronaldos

Kontrata e Phil Jones skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe, ndërsa ai është rikthyer nga lëndimi, ai mbetet i fundit kur bëhet fjalë për qendërmbrojtësit e zgjedhjes së parë.

Dhe pastaj janë katër lojtarë të huazuar që të gjithë mund të largohen në formën e huazimit si Brandon Williams, Andreas Pereira, Facundo Pellistri dhe Tahith Chong. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori