LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive/Albert Bunjaku zbulon të gjitha votat për FIFA AWARDS

Ekskluzive/Albert Bunjaku zbulon të gjitha votat për FIFA AWARDS

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka votuar për herë të parë për futbollistin e vitit me ftesë nga FIFA.

Numri një i Kosovës pikët e plota i ka dhënë për yllin portugez, Cristiano Ronaldon.


Në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, Bunjaki tregon arsyen pse votoi Ronaldon.

“Kam votuar me pesë pikë Cristiano Ronaldon pasi e ka merituar këtë vit çmimin si më i miri në botë”.

“Ronaldo ka fituar evropianin, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Spanjës duke pasur statistika fantastike edhe në nivel personal”, deklaroi Bunjaku për Telegrafin.

“Një tjetër arsye që kam votuar Ronaldon është se portugezi ka treguar se me punë të madhe arrihet gjithçka”, deklaroi Bunjaku.

Pasi ylli i Real Madrid mori 5 pikë, Bunjaku i dha tri për Lionel Messin dhe një për Antoine Griezmann.

Trajneri i Kosovës ka votuar edhe për kolegët e tij duke i dhënë pikët maksimale Claudio Ranierit.

“Ajo që ka bërë Ranieri me Leicesterin është e jashtëzakonshme dhe për tu vlerësuar dhe kjo është arsyeja që i kam dhënë pikët maksimale”.

“Edhe Ranieri si Ronaldo tregoi se me punë të madhe dhe përkushtim mund të arrish gjithçka”, deklaroi Bunjaku për Telegrafin.

Pas Ranierit, trajneri kosovar i dha tri pikë Santosit dhe një për Zinedine Zidanen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori