LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive – rrëfehet shqiptarja që përfaqëson Qipron në “Eurovision”, Eleni Foureira: Mezi pres ta ndez skenën

Ekskluzive – rrëfehet shqiptarja që përfaqëson Qipron në “Eurovision”, Eleni Foureira: Mezi pres ta ndez skenën

Festivali “Eurovison” këtë vit po bëhet gati të “pushtohet” nga shqiptarët, e kjo pasi janë plot tre sosh në konkurrim.

Përveç Eugent Bushpepës që prezanton Shqipërinë dhe Ermal Metës që bashkë me Fabrizio Moron përfaqësojnë Italinë, në skenë do të ngjitet edhe këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira, e cila këtë vit në “Eurovision” përfaqëson Qipron.


E lindur në Shqipëri, Eleni qysh në fëmijërinë e saj u largua për në Greqi së bashku me familjen, vend i cili do t’i hapte dyert e suksesit, duke u shndërruar në një ndër këngëtaret më të mira pop të këtij vendi.

Eleni Foureira, shqiptarja që do të përfaqësojë Qipron këtë vit në “Eurovision”. (Foto: Eleni Foureira/Instagram)

“Fuego” është kënga, me të cilën ajo do të përfaqësojë ishullin e Qipros në “Eurovisionin” e këtij viti që mbahet në maj.

Eleni vjen në një intervistë ekskluzive për Telegrafin direkt nga Greqia, për të rrëfyer më shumë rreth përgatitjeve që po bën për në “Eurovision”, skenën e së cilit pritet ta pushtojë me energjinë dhe performancën e saj.

“Jam shumë e entuziazmuar dhe falënderuese që Qipro më ka zgjedhur mua për ta përfaqësuar në ‘Eurovision 2018’. Ndjehem e nderuar dhe do të jap më të mirën time në skenë. Përgatitjet janë shumë të rënduara, sidomos për faktin se jemi më pak se një muaj larg kompeticionit, dhe mezi po pres që të dalë në skenë me ‘Fuego'”, tha Eleni Foureira për Telegrafin.

Eleni Foureiera: “Ndjehem e nderuar që Qipro më dha mundësinë ta përfaqësoj në festivalin evropian”. (Foto: Eleni Foureira/Instagram)

E njëjta, ka vazhduar rrëfimin e saj duke treguar se pse kënga e saj titullohet “Fuego”, dhe çfarë është domethënia e saj.

“Kënga përshkruan një fuqi të pandalshme të një personi që ka punuar kaq shumë për ta bërë ëndrrën e tij realitet, dhe se duke besuar vërtet mund të arrish të gjitha synimet tua. Çdokush nga ne ka një zjarr brenda shpirtit”, tregon tutje këngëtarja shqiptare.

Skena e “Eurovisonit” ka ditur të sjellë çdo vit performanca nga më të ndryshmet, e krejt kjo varet nga puna dhe përkushtimi i secilit konkurrent, dhe shtetit garues përkatësisht. Eleni thotë se në skenën e festivalit nuk do të jetë e vetme, pasi pas saj do të jenë një trupë baleti, që do të ofrojnë një performancë të ‘zjarrtë’.

“Në skenë nuk do te jem vetëm. Jemi një ekip prej gjashtë personash. Një vokalist mashkull në prapaskenë (back-vokal) dhe janë katër balerina që do të performojnë, dhe sigurisht do të mbështesin interpretimin tim”, ka thënë Foureira për Telegrafin.

Eleni Foureira: “Mezi po pres që të dalë në skenën e ‘Eurovision’ me këngën time ‘Fuego'”. (Foto: Eleni Foureira/Instagram)

E lumtur që nuk do të jetë shqiptarja e vetme, por që në skenë do të jenë edhe dy të tjerë, ajo thotë se shpreson ta prekë finalen, ndërsa festivalin e “Eurovionit”, e sheh si një mundësi të mirë promovimi.

“Mesazhi që unë do të jepja në lidhje me festivalin ‘Eurovisioni’ është që: për mua është një spektakël muzikor shumë i mirë, më i madhi në botë dhe ndjehem e lumtur që do të jem pjesë e tij. Do të jap më të mirën time dhe shpresoj që do të vendos një ‘Fuego’ të madhe në skenën e ‘Eurovisionit’ në Lisbonë”, ka përfunduar Eleni Foureira për Telegrafin.

“Eurovision 2018” mbahet në datat 8, 10 dhe 12 maj, gjersa në natën e parë gjysmëfinale, përkatësisht më 8 maj garojnë shtetet: Shqipëria, që përfaqësohet nga Eugent Bushpepa, dhe Qipro, shtet të cilin e prezanton këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira. /Telegrafi/

Eleni Foureria: “‘Eurovisioni’ për mua është një spektakël muzikor shumë i mirë, më i madhi në botë dhe ndjehem e lumtur që do të jem pjesë e tij”. (Foto: Eleni Foureira/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori