LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia s’të bën të lumtur

Ekonomia s’të bën të lumtur

Instituti “Legatum” me qendër në Londër ka hartuar një raport ku rendit 142 vende të botës me kriter të ashtuquajturin prosperitetin e tyre. Jo vetëm ekonomia është ajo që ndikon në mirëqenien e shteteve, pasi sipas institutit “Legatum ka me shume se kaq.

Sipas tyre, janë 89 aspekte të jetës në këto vende që flasin shumë, duke filluar nga treguesit si shkalla e papunësisë së një vendi apo liria politike që shtetasit kanë.


Vendi i parë më i varfër, më i palumtur dhe më i pabegatë në botë është cilësuar Republika Qendrore e Afrikës, pasi aty ka mangësi në fushën e sipërmarrjes, edukimit dhe shëndetësisë.

Në vendin e dytë renditet Afganistani i cili është rrënuar nga lufta për dekada të tëra, por edhe për faktin se ka qeverisjen më të keqe të të gjitha vendeve të anketuara.

Më tej vjen Haiti i cili ende nuk ka marrë veten nga tërmeti që shkatërroi vendin në vitin 2010. Në listë nuk mungojnë përgjithësisht vendet e Afrikës apo Lindjes së Mesme.

Kamboxhia, e cila për vite me radhë ka vuajtur diktaturën brutale të Khmer Rouge; Tanzania, vend i cili mund të gëzojë një natyrë të bukur, por vuan nga një krize e thellë ekonomike; Bregu i Fildishtë me një sistem të dobët arsimor apo Sierra Leone, e cila është goditur nga kriza e ebolas. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Projekte infrastrukturore në vlerë prej 368 mijë euro për Mitrovicën e Veriut - Aliu dhe Atiq nënshkruan memorandumin

Projekte infrastrukturore në vlerë prej 368 mijë euro për Mitrovicën e Veriut - Aliu dhe Atiq nënshkruan memorandumin

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Konjufca takoi zv. e MCC, Cameron Alford - biseduan për nisjen e Programit Kompakt multimilionësh për sektorin e energjisë

Konjufca takoi zv. e MCC, Cameron Alford - biseduan për nisjen e Programit Kompakt multimilionësh për sektorin e energjisë

Ekonomi
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
​Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi

​Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi

Ekonomi
Kalo në kategori