LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia e Iranit po shkatërrohet

Ekonomia e Iranit po shkatërrohet

Presidenti i Iranit tha se vendi po përballet me situatën më të keqe ekonomike në 40 vitet e fundit, ndërkaq për këtë, sipas tij, duhet fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe jo Qeverinë e Iranit.

Vitin e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump u largua nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore me Iranin dhe vendosi sanksione ndaj Teheranit.

Punëtorët, përfshirë vozitësit e kamionëve, fermerët dhe tregtarët kanë mbajtur protesta kundër ekonomisë së varfër iraniane. Protestat ndonjëherë janë përcjellur edhe me përleshje me forcat e sigurisë.

“Sot vendi po përballet me presionin dhe sanksionet ekonomike më të mëdha në 40 vitet e fundit” shkroi presidenti i Iranit, Hassan Rouhani në faqen zyrtare të Presidencës.

“Problemet tona janë kryesisht për shkak të presionit të SHBA-ve dhe aleatëve të saj. Për këtë nuk duhet fajësuar Qeveria apo sistemi Islamik” ka thënë Rouhani.

Monedha e Iranit është luhatur në gjatë muajve të fundit, duke e bërë të vështirë për njerëzit e zakonshëm që të mbijetojnë. /Telegrafi/