LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia e Eurozonës rritet me 0.3% në tremujorin e tretë

Ekonomia e Eurozonës rritet me 0.3% në tremujorin e tretë

Produkti i Brendshëm Bruto në 19 vendet e Eurozonës u rrit me 0.3 për qind gjatë tremujorit të tretë, në linjë me pritshmëritë dhe i pandryshuar nga tremujori i kaluar, tregojnë të dhënat e Eurostat. Me bazë vjetore, ekonomia e Eurozonës u zgjerua me 1.6 për qind për tremujorin e tretë.

Në Bashkimin Europian, Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 0.4 për qind krahasuar me tremujorin e dytë dhe me 1.8 për qind me bazë vjetore për periudhën Korrik-Shtator. Shifrat ishin sipër parashikimeve për Francën, Italinë dhe Spanjën, që treguan një rritje me 0.2 për qind, 0.3 për qind dhe 0.7 për qind në mënyrë respektive.

Zyra e Statistikave në Itali, Istat, raportoi se rritja bazohet në kontributin pozitiv nga kërkesa e brendshme, që kompensoi ndikimin negativ të tregtisë. Rikthimi në rritje përbën lajme të mira për Kryeministrin Matteo Renzi, e ardhmja politike e të cilit do të varet nga referendumi i 4 dhjetorit.

Produkti i Brendshëm Bruto në Holandë u rrit me 0.7 për qind nga tremujori i kaluar, duke e çuar normën vjetore në 2.4 për qind. Ekonomistët në vend shprehen se ekonomia po përfiton nga një rimëkëmbje e fortë në çmimet e shtëpive, shpenzimeve më të mëdha për konsum si dhe prej suficiti të madh e të vazhdueshëm tregtar.

Ndërkohë rritja e Produktit të Brendshëm Bruto në Gjermani u ngadalësua në 0.2 për qind nga tremujori i kaluar, si pasojë e rënies së eksporteve. Megjithatë, analistët thonë se ekonomia më e madhe e Europës do të rifuqizohet në tremujorin e fundit, duke shtuar mundësitë për një rritje më të fortë në tremujorin e katërt në Eurozonë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Fundjavë e paharrueshme treditore në Grand Blue Fafa

Fundjavë e paharrueshme treditore në Grand Blue Fafa

Fafa Resort
Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi

Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi

Kompania Turistike Shpejtimi
Mos lini asgjë në dorë të fatit! Melodia Px ju bën gati për pushimet tuaja verore të ëndrrave!

Mos lini asgjë në dorë të fatit! Melodia Px ju bën gati për pushimet tuaja verore të ëndrrave!

Melodia Px
Një kërcë, një gol, një fitore: Merr pjesë në lojën e madhe të Patos për Kampionatin Evropian!

Një kërcë, një gol, një fitore: Merr pjesë në lojën e madhe të Patos për Kampionatin Evropian!

Patos Kosova
Lajm i mirë për shqiptarët e Zvicrës

Lajm i mirë për shqiptarët e Zvicrës

Prishtina Ticket
Kalo në kategori