LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i mundjes nga Kosova ndodhet në Turqi, por KOK njofton se janë mirë përkundër se hoteli ka pësuar dëmtime

Ekipi i mundjes nga Kosova ndodhet në Turqi, por KOK njofton se janë mirë përkundër se hoteli ka pësuar dëmtime

Një tërmet i madh ka ndodhur në shtetin e Turqisë ku mbi 500 persona kanë mbetur të vdekur dhe mijëra të tjerë janë lënduar.

Ndërkohë ekipet emergjente po vazhdojnë kërkimin nën gërmadhe dhe gjendja është shumë e rëndë.


Në Turqi ndodhet edhe ekipi i mundjes nga Kosova, por Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se kanë kontaktuar me ta dhe gjendja e tyre është e mirë, përkundër se hoteli ku ishin duke qëndruar ka pësuar disa dëmtime.

“Komiteti Olimpik i Kosovës bashkëndjen dhimbjen me popullin turk, pas ngjarjeve tragjike të tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë”.

“Në momentin e tërmetit, në qytetin Kahramanmarash ndodhej edhe ekipi i të rinjve të mundjes së Kosovës, që po merrnin pjesë në turneun “12 February””.

“Pas informacioneve të siguruara, KOK bënë të ditur se i gjithë delegacioni i ekipit tonë është shëndosh dhe mirë, përkundër se hoteli ku po qëndronte ekipi kishte pësuar dëmtime. Ekipi është në rrugë për t’u kthyer në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

Ligat tjera
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Kalo në kategori