LAJMI I FUNDIT:

Ekipi BIG mposht ekipin më të mirë në botë FaZe dhe shpallet kampion i turneut Roobet Cup CS:GO

Ekipi BIG mposht ekipin më të mirë në botë FaZe dhe shpallet kampion i turneut Roobet Cup CS:GO
(Foto: HLTV)

Ekipi gjerman, BIG ka befasuar ekipin FaZe duke e mposhtur në finale të turneut Roobet Cup me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Pas një ndeshje fantastike dhe plot emocione, më në fund fitues doli ekipi BIG, i cili e filloi mirë duke e fituar mapin e parë me rezultat 16-13.


Në mapin e dytë rezultati ishte edhe më i ngushtë se në të parin, të cilin e fitoi ekipi FaZe me rezultat 16-14, për ta dërguar ndeshjen në mapin e tretë dhe vendimtar.

Mapi i tretë gjatë gjithë kohës ishte i barabartë, ku pas 30 raundesh ndeshja shkoi në vazhdime, ndërsa në fund ekipi BIG arriti ta përmbyll me rezultat 19-17, dhe ndeshjen me rezultat përfundimtar 2-1 me mapa.

Rezultatet nga tre map-at

Lojtari më i vlefshëm në ndeshjen finale ishte Florian ‘syrsoN’ Rische me 85 eliminime, dhe vlerësimin nga HLTV 1.33.

Me këtë sukses ekipi BIG, ka fituar çmimin prej 150.000 dollarësh.

syrsoN ishte lojtari që dominoi finalen

Më poshtë e gjeni formacionin e ekipit fitues BIG:

Florian ‘syrsoN‘ Rische

Nils ‘k1to‘ Gruhne

Tizian ‘tiziaN‘ Feldbusch

Johannes ‘tabseN‘ Wodarz

Karim ‘Krimbo‘ Moussa

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori