Në spektaklin e së martës është larguar konkurrenti i radhës nga Big Brother VIP.
Mes Ilirit, DJ Dagzit dhe Einxhel që ndodheshin në televotim gjatë javës, banorja më e votuar nga publiku për të dalë rezultoi moderatorja Einxhel Shkira.
Ajo u largua mes lotësh nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, pasi la prapa DJ Dagzin, me të cilin krijoi një lidhje brenda ambienteve të BBV.
Foto: Top Channel
Einxhel Shkira ka qenë pa diskutim një prej banoreve më të forta të këtij spektakli dhe shpesh ajo është nominuar nga banorët e tjerë nën arsyen si konkurrente e fortë.
Mirëpo pasi arriti në studio, me të hapur biletën e “Lori Caffe”, asaj i ka qëlluar bileta kthyese – gjë që ia ka mundësuar asaj rikthimin asaj në shtëpi.
Ndërkohë banori i parë që shpëtoi nga televotimi si më pak i votuari për të dalë, ishte balerini Ilir Shaqiri. /Telegrafi/