LAJMI I FUNDIT:

Eintracht Frankfurt – Rangers: Formacionet e mundshme, analizë, statistika dhe parashikim për finalen e Ligës së Evropës

Eintracht Frankfurt – Rangers: Formacionet e mundshme, analizë, statistika dhe parashikim për finalen e Ligës së Evropës
Foto: uefa.com

Sonte (e mërkurë) do të zhvillohet finalja e Ligës së Evropës në mes të Eintracht Frankfurtit dhe Rangers.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin Sevillës, “Estadio Ramon Sanchez Pizjuan”.

Për këtë ndeshje, Eintrachti do të jetë pa Diant Ramajn, Martin Hinteregger që janë të lënduar, ndërsa në dyshime mbesin Obite Evan Ndicka, Jesper Lindstrom dhe Danny da Costa.

Foto: WhoScored/Prsc

Në anën tjetër,Rangers nuk mund të llogarisë në Ianis Hagi, Filip Helander dhe Alfredo Morelos,që janë po ashtu të lënduar, ndërsa në dyshime janë Ryan Jack dhe Kemar Roffe.

Analizë

Eintracht Frankfurt

Frankfurt çuditërisht shkoi me një skuadër relativisht të fortë për ndeshjen e fundit të ligës në fundjavë kundër Mainzit.

Vendimi pati një kosto pasi qëndërmbrojtësi Obite Evan Ndicka u desh të dilte i lënduar dhe tani është një dyshim për finalen e Ligës së Evropës të së mërkurës.

Frankfurt tashmë është pa Martin Hinteregger dhe sulmuesi Jesper Lindstrom është gjithashtu një dyshim për skuadrën gjermane.

Christopher Lenz, Makoto Hasebe dhe Stefan Ilsanker janë në gatishmëri për të zëvendësuar Ndicka në mbrojtje nëse kërkohet.

Rangers

Aaron Ramsey dhe Amad Diallo kanë luftuar për formën dhe gjendjen fizike që kur arritën në huazim në janar, por Ramsey ka startuar në dy nga tre ndeshjet e fundit dhe Diallo ka shënuar në dy nga tre të fundit. Kjo e lë Giovanni van Bronckhorst me një vendim të madh për të marrë, pasi asnjëri nuk kishte lënë vërtet përshtypje më parë.

Van Bronckhorst kaloi në tre mbrojtës në të dyja ndeshjet kundër RB Leipzig në gjysmëfinalet e Ligës së Evropës dhe pritet të vazhdojë në atë formacion edhe sonte, me John Lundstram që luan si qendërmbrojtës.

Ryan Jack ka humbur tre ndeshjet e fundit të Rangers për shkak të lëndimit dhe mbetet një dyshim për skuadrën skoceze. Dyshja sulmuese Kemar Roofe dhe Alfredo Morelos duket se do të mungojnë.

18-vjeçari Alex Lowry do të largohet nga skuadra, pavarësisht nga një shfaqje brilante në fitoren e tyre 3-1 ndaj Hearts në fundjavë. Ai shënoi dhe asistoi në fitore.

Statistika

Eintracht Frankfurt ka fituar tre ndeshjet e fundit (Liga e Evropës).

Eintracht Frankfurt ka fituar me një gol diferencë në tre ndeshjet e fundit (Liga e Evropës).

Parashikim

Frankfurti parashikohet të fitojë finalen e Ligës së Evropës me një gol dallim.

Formacionet e mundshme

Eintracht Frankfurt: Trapp, Ilsanker, Tuta, Toure, Knauff, Sow, Jakic, Kostic, Hrustic, Kamada, Borre.

Rangers: McGregor, Tavernier, Kundstram, Goldson, Bassey, Barisic, Kent, Kamara, Ramsey, Wright, Ayodele-Aribo. /Telegrafi/

Foto: WhoScored/Prsc

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori