LAJMI I FUNDIT:

Egjiptologët po përgatiten të hapin sarkofagun misterioz, brenda të cilit dyshohet se ndodhet trupi i Aleksandrit të Madh (Foto)

Egjiptologët po përgatiten të hapin sarkofagun misterioz, brenda të cilit dyshohet se ndodhet trupi i Aleksandrit të Madh (Foto)

Arkeologët në Egjipt po bëjnë përgatitjet e duhura, që të hapin sarkofagun e gjatë tre metra e gjysmë, që është gjetur në qytetin ku besohet të jetë varrosur Aleksandri i Madh.

Arkivoli i lartë dy metra, është gjetur në Aleksandri, qytetin që edhe e ka themeluar prijësi legjendar, transmeton Telegrafi.


Në varrin e thellë është gjetur edhe një bust nga alabastër, pjesë të së cilit janë dëmtuar në hapësirën e mbyllur. Egjiptologët, janë të bindur se varri i përket ndonjë bujari të pasur, apo edhe mbreti.

Disa historianë, besojnë se trupi i Aleksandrit ndodhet në mes të qytetit modern, që është ndërtuar mbi rrënojat e të vjetrit.

Sarkofagu misterioz me përmasa gjigante

Ministri i Antikiteteve ka thënë se sarkofagu është mbyllur para dymijë vitesh, ndërsa mes trupit që ndodhet brenda dhe kapakut, besohet se është edhe një shtresë e hollë llaçi.

Mbetet e paqartë, se kush mund të jetë brenda, pasi nuk ka asnjë shënim, ndërsa busti nuk tregon për ndonjë figurë të popullarizuar.

Shkencëtarët besojnë se i përket ndonjë bujari apo pasaniku, që ka jetuar mes viteve 323 apo 30 Para Erës Sonë. Kjo është koha kur Roma e zaptoi Egjiptin, menjëherë pas vdekjes së Kleopatrës.

Busti i dëmtuar në kohë, që nuk përngjanë me dikë

Zahi Hawass që është egjiptolog i njohur dhe tani Ministër Antikitetesh, ka thënë se ‘duhet të jetë i dikujt të rëndësishëm, sepse është në sarkofag graniti’.

“Për dikë që bihet granit nga Aswan, që është 960 kilometra në jug prej këtu, nënkupton se ishte shumë i pasur”, ka thënë Hawass.

Por, varri thuhet të jetë shumë i vogël për Aleksandrin, meqë në varre shumë më të mëdha janë gjetur bujarët e dikurshëm të Romës.

Kur lajmi është përhapur, se në të mund të jetë Aleksandri i Madh, autorja amerikane Catherynne Valente, është mahitur se “po që se filmat më kanë mësuar diçka, do ju thoja të mos e hapni. Lëreni të qetë. Mos e hapni.” /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Kalo në kategori