Albatrosi ka arritur që t’i ofrojë lexuesit të tij besnik, një produkt të vërtetë, ku realiteti i të sotmes, i përditshmërisë shqiptare dhe i përthyerjeve të saj të tejkoklavitura nëpër labirinitet e marrëdhënieve ala-shqiptare femër-mashkull, shtjellohet butë, çiltërisht. E gjitha kjo vjen nën një skemë elegante, ku të vërtetat thuhen pa ekuivoke, dhe ku fallsitetet (më në fund do shtoja unë... plot 459 vjet pas “Mesharit”, të parit libër shqip të Gjon Buzukut të ngratë) çmitizohen njëherë e mirë, ku ato zhvishen e ku çmaskohen pa mëshirën e zakonshme të dyfytyrësisë së shpeshtë e të kudogjendur të botës shqiptare.
Elvi Sidheri
Kur nisa të shfletoj Zonjën Z, aroma e tymnajës, gati temjanit mistik që gjenerohej habitshëm qysh në ngjizjen e kopertinës së këtij libri, u duk sikur m’i depërtoi flegrat, shqisat e tëra, dhe silueta e asaj vajze që pozon pranë një dritareje diell-përçuese, në atmosferën “Blanche-Noir”, shenjoi përnjëherë vëmendjen, fokusin e vështrimit tim, pa arritur ende unë që të ndërmarr me vullnet të plotë, rrugëtimin nëpër rreshtat e faqeve të librit të sipërpërmendur.
Sepse duhet t’ia pranoj së pari vetvetes, përpara se këtë pohim madhor ta bëj me vetë lexuesin e nderuar, që ky libër, s’është kurrësesi thjesht e vetëm një libër.
Jo, aspak!
Albatrosi ia ka dalë me sukses të plotë, që këtë botim, këtë frut të pjekur të krijueshmërisë së tij moderne, ta bashkohorizojë me një stil të një finese aq të rrallë, deri tani të pahasur më parë në botën shqiptare të letrave.
Ai ka arritur që t’i ofrojë lexuesit të tij besnik, një produkt të vërtetë, ku realiteti i të sotmes, i përditshmërisë shqiptare dhe i përthyerjeve të saj të tejkoklavitura nëpër labirinitet e marrëdhënieve ala-shqiptare femër-mashkull, shtjellohet butë, çiltërisht.
E gjitha kjo vjen nën një skemë elegante, ku të vërtetat thuhen pa ekuivoke, dhe ku fallsitetet (më në fund do shtoja unë… plot 459 vjet pas “Mesharit”, të parit libër shqip të Gjon Buzukut të ngratë) çmitizohen njëherë e mirë, ku ato zhvishen e ku çmaskohen pa mëshirën e zakonshme të dyfytyrësisë së shpeshtë e të kudogjendur të botës shqiptare.
Jo, Albatrosi nuk përgjithëson miq.
Nuk duhet të biem, unë i pari vetë, nuk bie pre e një aludimi të tillë.
Fundja, është Zonja Z, ajo që i flet partnerit të saj vazhdimisht përgjatë rrjedhës së valëzuar me ujëra të kristalta epshi dhe pasioni të sublimuar në një lum shpengimi çlirues, ujëvarash dëshirash të pathëna gjer më tani (domethënë, deri në epokën specifike “Pas Zonjës Z”) dhe sinqeriteti çarmatosës, që përshkon me rradhë të tëra grykat, kanionet dhe shkëmbinjtë, ku ngjarjet i përplasin protagonistët e këtij libri.
E kush janë këta protagonistë vallë?
Zonja Z së pari.
Por edhe partneri i saj, një shkrimtar i dashuruar.
Ai që është marrëzisht, “head over heels” i dashuruar me këtë femër pra!
Ndoshta edhe më tepër sesa me botën e tij të artit, me të shkruarit, me ato “shënime” të kësaj “femme fatale” të tij, me atë mendjen e saj të mprehtë porsi tehu më i hollë, ku të gjitha ligësitë e kësaj bote sa maskiliste, aq edhe thjesht keqane, femër-stigmatizuese e robëruese, përfundojnë në gijotinën e vullnetit të saj të paepur për të qenë e lirë, si femër, si një zemër e dashuruar, si një shpirt i plotësuar, si një trup që tundimin e mishit, të ashtëquajturin “mëkat” që burracakët përherë kanë përçmuar, ajo kurrë nuk e ka refuzuar.
Zonja Z me lirinë e saj të pakufijshme, sa edhe të pakufizueshme, përgjithmonë, deri në fund…
Por gjithaq protagoniste është edhe ajo, e pacilësueshmja konkretisht, e frikshmja, llapazania, gjëmë-bërësja e kuptimit shqiptar të jetës, kush tjetër përveç “BOTËS”!
Unë që librin sapo e mbarova (me gjithë peshën e keqardhjes të pashmangshme për fundin e kësaj përvoje, më unike sesa të rrallë), tashmë e di se kush është pra Zonja Z.
E di edhe përse autori, Albatrosi, ka vendosur që atë ta quajë pikërisht kështu.
Por sërish, një nga “efektet” që ky libër shkakton, është edhe fakti, që secili prej nesh, që nëpër faqet e këtij libri, kemi patur, ose do të kemi privilegjin që të “lundrojmë” përgjatë ndoca ditëve, orëve, çasteve ose minutave nga jeta e jonë (që zakonisht, në realitetin ku të tërë jetojmë, shpeshherë di të jetë “boring to death”), mund të “qëndisi” diçka lidhur me sekretet që këtë botim e bëjnë kaq tërheqës.
E pra, mua Zonja Z, për vete më bën të mendoj tepër natyralisht për Zonjat e mia “A” dhe “A” për shembull…
Të tjerë mund të abstragojnë lirisht mes tërë restos së alfabetit të gjuhës sonë të dëlirë shqipe, në kërkim të reminishencave të protagonisteve të dashurive të tyre të vërteta, të atyre pasioneve të hijshme që janë kacafytur me një ambient kaq “të hidhët” si ky dimensioni jetësor në të cilin gjallojmë ngahera, pandalur mes “pas-shpinësive” dhe gjuhëve të gjata.
Kështu shumëkush do të takojë Zonjën e tij “B”, “D”, “S” e kështu me rradhë…
Jo miq, “Z”-ja e Zonjës që është përvijuar në mendjen pjellore të Albatrosit, nuk është absolutisht e fundit, mos u gënjeni nga pozicioni i saj në alfabet.
Por ajo mund të jetë edhe një “ZOT”… pse jo?
Zonja Z është femër, është Zot, hyjneshë e feminilitetit më burimor, që spërkatet deri jashtë faqeve të letërta të këtij botimi, duke u takuar me oreksin e pangopur të lexuesit që në këtë libër është përhumbur.
“Z”-ja është mbi të gjitha “ZONJË”!
Zonjë, siç një Zonjë duhet e do të duhej të ishte!
Një femër rebele, e pakompromis, që ushqen një respekt venerues për vetveten, për qënien e saj thelbësisht “femër”, për llavën e pasionit të saj që nuk njeh dogma apo gardhe barrierash “moralizuese”.
Sepse Zonja Z, siç citohet në libër “Është më shumë se një grua”.
Do të thoja se ajo është pikërisht “More than a ëoman” sipas tekstit të këngës së të ndjerës Aaliyah të vitit 2001…
“More than a lover, more than a ëoman, more than your lover, more than another”!
Po shkruaja pak më lart pra miq, se ky i Albatrosit është më tepër se një libër.
Dhe kështu është padyshim!
Ky është një “mesazh”.
Një “mesazh në shishe”, që pasi të ketë përshkuar krejt oqeanet e masës laramane të lexuesit shqiptar, në fund do të arrijë ta shpjerë lajmin e vet në destinacion.
Ndoshta Zonja Z ka dashur të depërtojë në botëkuptimin e secilit lexues, në mënyrë që “shënimet” e saj të gjejnë jetësim?
Ndoshta një ditë Zonjat Z do të ngjallen nga limontia e tyre, e do ta thyejnë njëherë e mirë trysninë e realitetit shqiptar?
Ndoshta mashkulli shqiptar, ky “homo albanensis” i pandreqshëm, do të dijë të bëhet i denjë për femrën shqiptare, të jetë në lartësinë e virtyteve, të hireve dhe dashurisë së saj të pakushtëzuar?
A do ta meritojë pra shqiptari Zonjën e tij “Z”!?
Koha do të na e tregojë këtë gjë.
Sidoqoftë, Albatrosi, falë këtij libri, tashmë është jo vetëm një shkrimtar, por ai është shndërruar njëkohësisht në protagonist të “Pop Artit” më të përparuar shqiptar të shekullit të XXI.
Nuk e di nëse “Efekti Z” do të bëjë që ashensoret anembanë trojeve shqiptare, të kthehen në vendtakime epshndjellëse, ku Zonjat Z dhe partnerët e tyre shqiptarë, do të shfrenojnë njëherë e mirë shtytjet e tyre më pasionale, por ajo që besoj fort, është se “Efekti Z” nisi të ndihet.
Kam bindjen që paskëtaj femra shqiptare, do të dijë dhe dojë, që të gërmojë thellë në guvat e qënies së vet, në një kërkim të ethshëm, për të gjetur gjurmët e Zonjës Z, në karakterin, formimin, shijet dhe dëshirat e gjithësecilës që këtë libër do ta ketë shfletuar.
Po aq sa ç’përfytyroj se edhe ana tjetër e medaljes, pra krahu mashkullor i shoqërisë shqiptare, do të njohë një univers të ri femëror shqiptar, të cilit ia injoronte qëllimisht, cektësisht e katërcipërisht, ekzistencën deri më tani.
E të gjithë ndërkohë, tek kënga “Zonja Z”, do të gjejnë patjetër, faqen e munguar të këtij libri.
(Autori është përkthyes letrar, gazetar dhe opinionist i kulturës)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRëndësia e origjinës, sipas rastit të Marko Boçarit: Sonte nisem për të luftuar kundër shqiptarëve!
Manastiri i Deçanit, ku ruhet shandani i dhuruar nga Skënderbeu
Fjalimi i Skënderbeut!?
Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe
Roli dhe të drejtat e gruas shqiptare në kohën e Perandorisë Osmane
YLL VETMITAR
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Përballja e parë televizive mes Drenusha Latifit dhe Atillës në BBVK - momenti kur i kumtohet lajmi se ai është banor
Jonida Vokshi emocionet në studion e BBVK: Çdo dalje time nga sonte ia dedikoj engjëllit tim, babait tim
Rama publikon pamjet natën nga Ura e Kukësit: Plast syri i keq, na shani sa më shumë!
Hovenier me mesazh nga Prishtina për zgjedhjet presidenciale në Amerikë
Balotelli kthehet në Serie A siç di ai - ndëshkohet vetëm pas minuta pasi u fut në fushë
Ish-burri i Drenusha Latifi, Atilla Kardesh futet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova si banor