LAJMI I FUNDIT:

Edy Reja pritet t’i bëjë disa ndryshime: Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Polonisë

Edy Reja pritet t’i bëjë disa ndryshime: Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Polonisë

Shqipëri-Poloni është një sfidë shumë e rëndësishme për vendin e dytë të grupit I, pasi kuqezinjtë nëse marrin një fitore do të blindojnë pozitat, por çdo rezultat tjetër shkon në favor të polakëve.

Reklama

Lajmi i keq para ndeshjes është se Sokol Cikalleshi ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe nuk do të jetë i disponueshëm, duke prishur planet e trajnerit Reja.

Sulmuesi ishte projektuar titullar për sfidën e sotme, por tani llogaritë do të bëhen pa të në fushë. Mungesë tjetër e rëndësishme është ajo e Berat Gjimshitit, i cili dje kreu operacionin në dorë dhe do të jetë një muaj jashtë fushave.

Ndeshja ku mund të fillojë të shkruhet historia: Shqipëria pret Poloninë – dueli direkt për vendin e dytë
Lexo po ashtu Ndeshja ku mund të fillojë të shkruhet historia: Shqipëria pret Poloninë – dueli direkt për vendin e dytë

Në mesfushë, për shkak kartonësh nuk është i gatshëm edhe Endri Çekiçi, një nga titullarët e ndeshjes në Hungari. Gjithashtu, mungon edhe Bekim Balaj i dëmtuar para disa ditëve dhe Hoxhallari po ashtu i infektuar me Covid. Këta janë lojtarët që nuk do të jenë në dispozicion të Edi Rejës.

Duke parë stërvitjen e fundit të kuqezinjve para ndeshjes së sotme, mendohet se në fushë do të hidhet një formacion me disa ndryshime nga ai ndaj Hungarisë. Në portë do të jetë përsëri Berisha, gjithashtu, linja e mbrojtjes me pesë do të përbëhet nga tri qendrat Ismajli, Kumbulla dhe Veseli i cili do të zëvendësojë Gjimshitin dhe krahët do të plotësohen nga Hysaj dhe Trashi.

Pothuajse të gjithë mbrojtësit do të kenë një detyrë shumë të rëndësishme po aq të vështirë pasi nën zonën e tyre kanë një nga sulmuesit më të mirë në botë si Levandovski. Përgjegjësitë e mesfushës do të jenë mbi shpatullat e Keidi Bares dhe Klaus Gjasulës, të cilët do të rreshtohen para mbrojtjes për të formuar një mur që do të ndalë dhe thyejë aksionet e lojtarëve polakë.

Ndërsa Bajrami pritet të plotësojë treshen e mesfushorëve dhe të bëjë lidhjen e mbrojtjes me sulmin duke krijuar aksionet sulmuese të skuadrës. Reparti i sulmit mendohet se është zgjidhur, performanca e Brojës në ndeshjen e fundit i jep atij një avantazh për ta nisur titullar dhe me shumë mundësi kështu do të jetë.

20-vjeçari pritet të hidhet nga minuta e parë në fushë, ndërsa mungesën e Cikalleshit në sulm pritet që ta zëvendësojë Rei Manaj, i cili luajti titullar edhe në sfidën e parë ndaj polakëve. /Panorama Sport/

Foto: Panorama Sport

Në trend Sport

Më shumë
Neymar thotë

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal

Ligat tjera
Perez dërgoi skaut për ta vëzhguar nga afër sensacionin e Rennes

Perez dërgoi skaut për ta vëzhguar nga afër sensacionin e Rennes

La Liga
Përse Romelu Lukaku nuk e festoi golin e tij ndaj Frosinones?

Përse Romelu Lukaku nuk e festoi golin e tij ndaj Frosinones?

Serie A
Barcelona po akuzohet për ryshfet, Guardiola flet për këtë temë dhe zbulon se si i fitonin ndeshjet sa ishte trajneri i tyre

Barcelona po akuzohet për ryshfet, Guardiola flet për këtë temë dhe zbulon se si i fitonin ndeshjet sa ishte trajneri i tyre

La Liga
A e injoroi Bellingham në festën e golit, Tchouamenin? Pamjet tregojnë momentin e dyshes

A e injoroi Bellingham në festën e golit, Tchouamenin? Pamjet tregojnë momentin e dyshes

La Liga
Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Ligat tjera
Kalo në kategori